LAJMI I FUNDIT:

Verratti kërkon largimin nga PSG

Verratti kërkon largimin nga PSG

Marco Verratti po mendon largimin e tij nga Paris-Saint Germain gjatë verës.

Sipas gazetës spanjolle ‘Mundo Deportivo’,  Verratti ka udhëzuar agjentin e tij për t’i siguruar atij një largim nga Paris Saint-Germain gjatë kësaj vere.


Zbulohen fajtorët për humbjen, dy yjet e Parisit një natë debaklit ishin së bashku me Rihannan (Foto)
Lexo po ashtu Zbulohen fajtorët për humbjen, dy yjet e Parisit një natë debaklit ishin së bashku me Rihannan (Foto)

Mesfushori italian është thellësisht i mërzitur pasi kampionët e Ligue 1 u eliminuan nga Liga e Kampionëve kundër Barcelonës.

Ndërsa, raportet e gazetave në lidhje me jetën e tij private kanë shtyrë tashmë atë të mendoj seriozisht largimin.

Italian i ri nuk do të ketë problem të gjej skuadër, pasi skuadra të mëdha evropiane janë vënë tash e sa kohë pas shërbimeve të tij.

Legjenda këshillon Interin: Nënshkruani me Verrattin
Lexo po ashtu Legjenda këshillon Interin: Nënshkruani me Verrattin

Barcelona, Interi, Juventusi dhe Bayern Munichu kanë mbajtur tash e sa kohë një interesim në Verrattin dhe ka të ngjarë të jenë në garë për të nënshkruar me atë në fund të sezonit.

Çmimi i ish-mesfushorit të Pescaras besohet të sillet rreth 70 milionë euro. /Telegrafi/