LAJMI I FUNDIT:

Verbani: Jam viktimë e vehabistëve

Verbani: Jam viktimë e vehabistëve

Bashkësia Islame e Kosovës (BIK)nuk i lufton vehabistët dhe rrymat ekstreme që veprojnë në Kosovë. Kështu thotë Musli Verbani, imam dhe kryetar i Këshillit të BIK-ut në Kaçanik. Për shkak se i ka luftuar këto grupe, beson se është shkarkuar nga detyra që kishte si imam. Thotë se askush nuk e di se çfarë bëhet me milionat e BIK-ut.

Musli Vërbani , imam në xhaminë Gazi Sinan Pasha, njëherësh kryetar i BIK-ut në Kaçanik, thotë se “në Këshillin e BIK-ut në Kaçanik, jo që ka pasur zgjedhje të mirëfillta, por në esencë nuk ka ekzistuar kurrfarë Kuvendi Zgjedhor, nga shkaku se imamët nëpër xhamitë e tyre nuk kanë mbajtur zgjedhje më 13 janar dhe nuk i kanë zgjedhur delegatët e tyre”.

“Disa huliganë kanë ardhur me imamët e tyre dhe kanë mbajtur zgjedhje, kuptohet me miratimin e Sabri Bajgorës dhe nën menaxhimin e Bashkësisë Islame të Kosovës. Këto nuk janë zgjedhje, por instalim i zgjedhjeve. Zgjedhje diktatoriale – komuniste, të cilat janë të parapara me Kushtetutën e BIK-ut, e cila vetëm është përkthyer prej Kushtetutës të Bashkësisë Islame të Jugosllavisë të vitit 1989”, thotë ai në një intervistë për Express.


Ndërsa, për konfliktin e tij me kryetarin e Këshillit të BIK-ut, Sabri Bajgoren thotë se ai ka ndodhur për shkak të mospranimit të zgjedhjeve, “sepse në të njëjtën ditë ka qenë një delegacion prej shtatë anëtarëve të xhematit të xhamisë që kanë shkuar të bisedojnë për gjendje e tensionuar në Kaçanik”.

“Unë rastësisht kam zbritur nga vetura, e kam pyetur për gjendjen në Kaçanik. Ai nuk ka dashur të flasë duke më injoruar tërësisht dhe me një fjalë deshi të thotë se “nuk i intereson gjendja për Kaçanik” dhe aty ka ndodhur një konflikt verbal me të”, thotë Verbani. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Lajme
Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Lajme
Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori