0Shares

Shumë trajner të sportit ndoshta do të tmerrohen kur takojnë sportistin e tyre në trajnim, me një gotë verë në dorë. Në fakt, ende nuk kemi dëgjuar që një sportist i rangut të lartë, për sa kohë është aktiv, të përdorë verën si pije që i ofron forcë.

Rexhep Kryeziu
Ekspert i vreshtarisë dhe verarisë

Mirëpo, ka një përjashtim: Në lojërat e para moderne olimpike, në vitin 1896 greku Spiridon Louis një konsumues në moderat i verës, fitoi maratonën. Brave gjithashtu, një bari delesh, i dhënë në sportin e vrapimit, kishte një zakon të vjetër për qejfin e tij, në 42 km, vrapim, në 21 km bënte një pauzë, dhe për fatin e mirë të tij, kishte pirë përherë një ibrig vere. Pastaj, pas pushimit, ngrihej përsëri dhe me një vrap të shpejtë, tejkalonte të gjithë konkurrentët e tij, i mbështetur nga entuziazmi i bashkëvendësve të vet, fitoi medaljen e artë.

Vera nuk ndikon gjithnjë në ngritjen e performancës në sport. Klieve, gjatë një prove verifikuese ka vërtetuar që në 100 m. vrap, ka treguar përkeqësim. Kjo vlen pothuaj për të gjitha disiplinat e sportit. Edhe në sportet e dimrit, vera e vluar me ëmbëlsirë dhe pije të ngjashme si kjo, nuk janë gjithmonë gjëja më e drejtë.Sportistët aktiv, preferohet të pinë lëngje të rrushit ose një koktej të përpunuar nga lëngu i limonit, glukozë, fruktozë, kalcium, natrium, kalium, fosfor dhe vitamina. Pas sportit, në qoftë se tensionet psikike dhe fizike janë ulur, disa gota verë të stilit të lehtë, do të ndikojnë në balancimin relaksues të trupit dhe shpirtit.

Nëse krahasojmë verën me lëngje rrushi, tregon se kjo e fundit është një pije ideale sportive. Me një forcë të jashtëzakonshme energjike, i jep trupit strukturë dhe substanca plotësuese.

Në kornizën e kujdesit fiziologjik për performancën, vera mund të pihet pas një dyluftimi sportiv, pas ushtrimeve dhe atë vetëm në moderat.

Ndryshimet biokimike në qelizat e muskujve, në mënyrë të veçantë përmbajtja e Kaliumit (K), (mungesat e kaliumit duhet të kompensohen) si dhe funksionet shpirtërore, duhet të lirohen të favorizuara me një konsum në moderat të verës. Një përmbajtje e lehtë e alkoolit, ndikon gjithashtu në lirimin e trupit.

Sportistët më të njohur të rangut të lartë si Andrea Pirle, Andrea Injesta, Michael Laudrup, David Ginola, Bixente Lizarazu, tenistët Arnaud Clement, Michael Lodra e tj., janë konsumues të rregullt të veres në moderat.

Një këshillë nga Bacchus (sipas autoreve të librit Bacchus, F. A. Cornelssen dhe Dr. med.W Albach): Pas një ngarkese të suksesshme, vera si pije e padëmshme, për një festim të përgatitur sportiv dhe në një atmosferë të mirë, sigurisht është përherë e mirëseardhur, sepse është më e mira për shëndetin. /Telegrafi/

Të Ngjajshme

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi. Ju lutem lexoni rregullat këtu.

Shfaq Komentet (0)