LAJMI I FUNDIT:

Veprimi mbresëlënës i pastruesit të varfër, po pëlqehet nga të gjithë (Foto)

Veprimi mbresëlënës i pastruesit të varfër, po pëlqehet nga të gjithë (Foto)

Zhao Hui nga Changchun i Kinës, ka qenë duke u kthyer nga puna, kur e ka parë një pastrues të rrugëve, teksa ia vishte një të pastrehu një palë çorape.

Ai e ka fotografuar momentin, kur punonjësi i varfër ndihmonte njeriun në nevojë dhe e ka postuar në rrjetin social, transmeton Telegrafi.


Pastruesi ndihmon të pastrehun që kishte të ftohtë

“Për shkak se nuk mund t’i lëvizte duart, ai u përpoq për afro pesë minuta, derisa ia veshi si duhet. Të gjithë kalonin të pavëmendshëm, por ishte vetëm një i varfër që i doli në ndihmë”, ka shkruar Hui lidhur me rastin. “Nuk ka para për vete, por bleu dhe ndihmoi atë që mërdhinte nga të ftohtët”.

Në kërkim të punonjësit që bëri veprimin mbresëlënës

Fotografia që e tregon veprimin mbresëlënës, është vendosur në ballinën e njërës nga gazetat më të popullarizuara në vend, ndërsa po kërkohet të gjendet pastruesi që po cilësohet si hero. /Telegrafi/