LAJMI I FUNDIT:

Vënia e parfumit në kërthizë, truk të cilin nuk e keni ditur se ju nevojitet

Vënia e parfumit në kërthizë, truk të cilin nuk e keni ditur se ju nevojitet

Ndoshta keni dëgjuar më parë se vendosja e parfumit në ‘pikat e pulsit’ është mënyra më e mirë për ta bërë aromën t’ju zgjatë – dhe kjo është arsyeja se përse të gjithë e vendosin parfumin në qafë dhe kyç të dorës

Teksa shumica prej nesh e hedhin parfumin në qafë dhe në kyçet e dorës, ekspertët thonë se nuk është e gjitha. Në fakt ju duhet të vendosni parfum edhe në kërthizën tuaj.

Por pse duhet kjo?

Steven Claisse, pronar i një kompanie parfumesh, Takasago, është shprehur se kërthiza nuk përdoret vetëm për pirsing, por nëse hidhni disa pika parfum në të do të jetë një mrekulli.

Nxehtësia e trupit rrezaton nga vendet e tilla ku mund t’i dëgjoni të rrahurat e zemrës dhe kjo e intensifikon aromën e parfumit. E thjesht dhe e mençur, transmeton Telegrafi.

Sidoqoftë, mund t’ju duket e çuditshme por vendosja e parfumit në kërthizë është truk të cilët ekspertët e aprovojnë dhe të famshmit si Liv Tyler apo modelja Adriana Lima e praktikojnë çdo ditë.

Përse funksionon kjo? Çdo zonë në trup e cila rrezaton nxehtësi e rrit çdo aromë, dhe kërthiza e trupit e bën të njëjtën gjë.

Prandaj, kur vendosja e parfumit në qafë dhe kyç të dorës nuk mjafton, vetëm hidhni pak aromë të mirë edhe në kërthizë (dhe në vendet tjera të nxehta, siç është brendësia e bërrylave dhe pjesa e pasme e gjunjëve).  

Pra, herë tjetër kur të vendosni parfum, kujtohuni se më e rëndësishme është ku e vendosni atë se sa shishja që zgjidhni. /Telegrafi/