LAJMI I FUNDIT:

Vendi në Shqipëri ku vajzat martohen që 12 vjeçe, mësuesi: I nxit feja (Video)

Vendi në Shqipëri ku vajzat martohen që 12 vjeçe, mësuesi: I nxit feja (Video)

Polis Shehu është fshati i cili ndodhet 25 kilometra larg nga qyteti i Librazhdit. Është një fshat i varfër që ka 300 banorë.

Mirëpo, një fenomen që po vihet re së fundmi, është braktisja e shkollës nga vajzat e mitura për t’u martuar.

Dy vajza të klasës së gjashtë dhe njëra e klasës së nëntë sapo janë celebruar. Dy nga ato janë motra.

Nëna e tyre ka pak fjalë për të thënë.

Shumë të rritur nuk e kanë pritur mirë këtë fenomen. Ka prej tyre që thonë se duhet një ligj për të penguar fejesa e martesa të minoreneve. Por ka dhe nga ato që fajësojnë prindërit e vajzave.

Në të vërtetë, fshati Polis Shehu është një vend që nuk të afron asgjë. Jeta këtu vjen nga ajo pak bujqësi e blegtori.

Por për mësuesit, ky është një alarm. Ata janë të irrituar dhe të ardhmen e zonës e shikojnë të zymtë, me njerëz analfabetë dhe të prapambetur.

Shaban Gjyra thotë se njëra nga vajzat ishte një nxënëse shumë e mirë, nuk duhej të ndodhte pikërisht kështu, të largohej nga bankat dhe të martohej.

Për këtë mësues të irrituar, vendime të tilla në zonat e prapambetura të Librazhdit, po i nxit feja.

Por pavarësisht nëse njëra palë mendon zgjidhje te martesa e hershme e fëmijëve, kurse pala tjetër është kundër, këtu mes maleve të Librazhdit jeta duhet të jetë një ferr.

Edhe përshëndetjet e banorëve nuk duken normale. Kur dikush i huaj shkon në fshatin e tyre, shikojnë si të habitur.

Është aq varfëri dhe izolim, saqë askush nuk mund t’u tregojë këtyre njerëzve se si duhet të jetojnë më mirë. /klan/

Në trend Lajme

Më shumë
Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

Lajme
Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Siguri
U raportuan tri gropa në

U raportuan tri gropa në "Ndreqe.com", Komuna e Prishtinës intervenon në rregullimin e tyre

Prishtina
Kalo në kategori