LAJMI I FUNDIT:

Vendet më toksike në botë, Maqedonia një nga më të ndoturat në rajon

Vendet më toksike në botë, Maqedonia një nga më të ndoturat në rajon

“Eco Expert” publikon një studim në të cilin paraqet hartën e vendeve me toksike në botë. Maqedonia në këtë studim nuk është ‘green’, ajo le mbrapa në rajon vetëm vendin fqinj Bosnjë-Hercegovinën dhe është në të njëjtën renditje me Malin e Zi. Kurse Kroacia dhe Shqipëria renditen si vendet më “green” në rajonin tone, njofton Alsat M.

Studimi i bërë nga ‘Eco Experts’ ka marrë të dhëna nga 135 vende të botës, bazuar në disa faktorë mjedisorë: konsumi i energjisë për frymë, çlirimi i CO2, nivelet e ndotjes së ajrit, vdekjet që vijnë nga ndotja e ajrit dhe prodhimi i energjisë se rinovueshme.


Sipas studimit të “Eco Expert”, Arabia Saudite dhe Kuvajti janë kombet më “toksike” në Tokë. Studimi është përqëndruar edhe në punën që po bëhet për të trajtuar ndryshimin e klimës.

Sipas të dhënave, Arabia Saudite është një nga prodhuesit më të mëdhenj të naftës në botë, por ka edhe nivelin më të ulët prodhimit të energjisë së ripërtëritshme në botë, pavarësisht motit ideal për energjinë diellore. Ekspertët e “Eco Expert” thonë se kjo tregon një mospërfillje për mjedisin dhe shëndetin e popullatës. /Telegrafi/