LAJMI I FUNDIT:

Vendet që do të mbesin sot pa rrymë

Vendet që do të mbesin sot pa rrymë

Gjatë ditës së sotme disa pjesë së komunës së Shtimes do të kenë ndërprerje të energjisë elektrike.

Kjo sipas njoftimit të KEDS-it do të bëhet për shkak të punimeve të cilat janë duke u zhvilluar për mirëmbajtjen e rrjetit nëpër distrikte.


“Më 24.10.2016 ( e hënë ) në TS 35/10 kV Shtime do të shkyçet: Dalja 10 kV Petrova (Kodi: 41046002) nga ora 11:00 deri në ora 12:30”, thuhet në njoftim.

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa energji elektrike do të mbesin: Petrova, rr. Ahmet Shtimja, Reqkë (një pjesë), Hyrojt, Mullopolci, Lagjja Rrenojtë.

“Dalja 10 kV Fitorja (Kodi: 41046007) nga ora 13:00 deri në ora 14:30. Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa energji elektrike do të mbesë: Fitorja. Dalja 10 kV Koshare (Kodi: 41046005) nga ora 14:30 deri në ora 16:00. Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa energji elektrike do të mbesin: Kosharja, Ujësjellësi, Gllavica, Zlivova, Tërrni. Shkyçja bëhet me qëllim të realizimit të punimeve të planifikuara nga ana e ekipeve të KEDS-it, shqyrtimi i mbrojtjeve rele në kthinën 10 kV”, ka njoftuar KEDS. /Telegrafi/