LAJMI I FUNDIT:

Vëmendje shefa: Ja përse duhet t’i lejoni femrat të flenë gjatë orarit të punës

Vëmendje shefa: Ja përse duhet t’i lejoni femrat të flenë gjatë orarit të punës

Revista prestigjioze “The New York Times” ka dalë me një rekomandim tejet interesant për të gjitha femrat që punojnë: bëni pak gjumë gjatë orarit të punës, dhe do të zgjoheni më e freskuar, më e lumtur dhe më produktive.

Sipas ekspertëve shëndetësorë, femrat janë më të lodhura sepse nuk flenë mjaftueshëm – dhe nuk janë duke fjetur mjaftueshëm sepse janë femra.


Ja përse: Turinjtë e femrave janë të programuar të kenë nevojë për më shumë gjumë sesa meshkujt. Ndoshta vetëm 20 minuta më shumë, ndoshta edhe më shumë se 20 minuta.

Prandaj, ekspertët e ndryshëm u kanë rekomanduar pronarëve të kompanive të ndryshme t’i lejojnë femrat të bëjnë disa minuta gjumë gjatë orarit të punës, sepse siç është shkruar në “New York Times”, do të zgjoheni më energjike dhe më produktive. /Telegrafi/