LAJMI I FUNDIT:

Vëllezër dhe motra, një histori miqësie dhe armiqësie

Vëllezër dhe motra, një histori miqësie dhe armiqësie

Nëse në vogëli gjërat nuk racionalizohen, në moshën e rritur, kur kuptojmë më mirë, mund të shfaqen xhelozi dhe inate shpesh të panevojshme

Në adoleshencë jetohet një fazë kritike, në të cilën përcaktohemi si individë e ndonjëherë na vlen më shumë një mik, sesa vëllai apo motra. Por asnjë ndjenjë faji për këtë edhe nëse jetohen me maksimumin e qetësisë momentet e takimit vëllazëror.

Por çfarë duhet bërë që marrëdhënia të mos jetë konfliktuale edhe në moshën e rritur?

Haraçi në moshën e rritur

Si fillim duhen kapërcyer inatet e vjetra, të shkaktuara nga xhelozia, nga krahasimet që vijnë nga fëmijëria. Për ta hedhur pas krahëve xhelozinë e pjekur me kohën duhet të dalim nga pozicioni i birit/bijës dhe të mos mendojmë më si “më i madhi” apo “më i vogli”, por si dy të rritur që mund të zgjedhin reciprokisht.

Pra, është e rëndësishme të ndryshohet perspektiva: tani vëllai është thjesht dikush tjetër që ecën në rrugën e vet, edhe duke ndërtuar një familje të re. Vëllai dhe motra janë njerëz të rinj, të ndryshëm, individë për t’u zbuluar me meritat dhe defektet e tyre dhe jo “më i madhi” apo “më i vogli” që krijonte dikur çoroditje në familje.

sibling-revelry_Jon-Whittle

Hiqini etiketat

Gjëja tjetër themelore është të kërkohet të dilet nga roli që gjithnjë na është atribuuar në familje dhe që pavullnetshëm e kemi veshur, shkruan revista Psikologji. Natyrisht nuk do të jetë e thjeshtë, sidomos nëse na e vishnin për shkak të karakterit të vështirë ose përkundrazi duke na përcaktuar si “më i miri”.

Për ta bërë këtë duhet edhe të kemi fituar qëndrueshmëri emotive dhe afektive, gjë e cila të rriturve u lejon të ripërpunojnë përvojat e shkuara në kërkim të ekuilibrit vetjak. Shumë shpesh duhet të jemi të aftë të hedhim hapin e parë: një telefonatë ose një ftesë për darkë. Natyrisht nuk është e thënë që në anën tjetër të gjejmë të njëjtën gatishmëri.

E rëndësishme është të ndryshohet mënyra e komunikimit dhe të dilet nga dinamika e konfliktit duke u përpjekur ta shpërfillim dhe duke kërkuar dialogun.

Përfitoni nga rastet

Nëse doni të rindërtoni një raport vëllazëror të qëndrueshëm, duhet edhe të mësoni të njihni të shfrytëzoni ngjarjet që mund të shndërrohen në mundësi për t’u afruar: ndërrimi i shtëpisë, lindja e një nipi, sëmundja e një prindi, situata të pavarura nga vullneti ynë, por që bëhen mekanizma dhe rituale të konsoliduara. /Telegrafi/