LAJMI I FUNDIT:

Vëllaznimi nuk i bën ballë, Sigal Prishtina me fitoren e tetë radhazi

Vëllaznimi nuk i bën ballë, Sigal Prishtina me fitoren e tetë radhazi

Sigal Prishtina e ka regjistruar fitoren e radhës duke mposhtur Vëllaznimin me rezultat 103-86 në Palestrën “Shani Nushi” në Gjakovë.

Vëllazënimi e nisi mirë çerekun e parë duke e fituar me dy pikë diferencë (29:31). Kryeqytetasit përmbysën gjithçka në fraksionin e dytë (33:17), për të shkuar në pushim me epërsi të lartë (62-48).


Gjakovarët përsëri u rikthyen në dhjetëminutëshin e tretë (21:31). Megjithatë, Prishtina ishte më bindëse në çerekun e fundit (20:7) për ta fituar ndeshjen.

Kjo ishte fitorja e tetë radhazi e kryeqytetasve në Superligën e Kosovës në basketboll.

Ndeshjen e radhës Sigal Prishtina e zhvillon në kuadër të Ligës Ballkanike ndaj KK Kumanovo me datë 13.12.2016 nga ora 19:00 më Kumanovë. /Telegrafi/