LAJMI I FUNDIT:

Veç vërejtje policit për ankesën e investitorit gjerman (Video)

Veç vërejtje policit për ankesën e investitorit gjerman (Video)

Policit Dibran Fejzullahu i është shqiptuar vetëm vërejtje me shkrim, edhe pse një investitor gjerman ishte ankuar se ky polic nuk po e lë të punojë.

Emisioni i fundit “Drejtësia në Kosovë” transmetoi të gjeturat e një hulumtimi rreth një gurthyesi në kodrën e Cerrnushës mbi fshatin Kçiq të Mitrovicës dhe pretendimet e një shtetasi gjerman se u pengua nga një zyrtar policor i quajtur Dibran Fejzullahu.


Dibran Fejzullahu vazhdon të punojë punën e policit të Kosovës pa u shqetësuar shumë sepse organet e zbatimit të ligjit në Kosovë- policia e prokuroria ia kanë mbyllur rastet për pretendimet e gjermanit Tomas Rusche se u pengua të punojë nga ky polic.

Emisioni “Drejtësia në Kosovë” kishte kërkuar nga Policia e Mitrovicës lejimin e intervistimit të policit Fejzullahu në lidhje me gurthyesin mbi Kçiq, por kërkesa nuk u miratua nga zëdhënësi Avni Zahiti.

Adresa tjetër e DnK-së- Inspektorati Policor i Kosovës e konfirmoi se gjatë hetimeve nuk ka gjetur elemente të veprës penale të policit Fejzullahu, por rastin e tij e ka dërguar Drejtorinë e Standardeve Profesionale.

Ankesa e investitorit gjerman ndaj policit të Kosovës (Video)
Lexo po ashtu Ankesa e investitorit gjerman ndaj policit të Kosovës (Video)

“Inspektorati Policor në koordinim me Prokurorin kompetent ka ndërmarrë veprime hetimore, dhe pas analizimit të të gjitha provave relevante është konstatuar se rasti në fjalë nuk ka elemente të veprës penale, dhe i njëjti më dt.24.07.2014 është dërguar në Drejtorinë e Standardeve Profesionale të Policisë së Kosovës për hetime të brendshme disiplinore”, thuhet në përgjigjen e IPK-së.

Ankesën e shtetasit gjerman për pengim në punë nga polici Fejzullahu, inspektorati e kishte pranuar në vitin 2014.

“Lidhur me rastin në fjalë, ju njoftojmë se Inspektorati Policor i Kosovës ka pranuar ankesën më dt.18.04.2014, nga e cila ankesë, ankuesi ka paraqitur se zyrtari policor po e pengon në kompani punën e tij në mënyra të ndryshme”, vijon shpjegimi i inspektoratit.

Policia e Kosovës nëpërmjet emailit konfirmoi për “Drejtësia në Kosovë” se polici Dibran Fejzullahu ka kallëzime të deponuara në Prokurorinë e Mitrovicës.

”Sipas procedurave ligjore ishte hapur rasti  kanosje dhe pas hetimit të rastit ndaj personave të dyshuar ishte bërë kallëzim penal i cili ishte proceduar në Prokurorinë Publike Komunale në Mitrovicë, për shkak të ekzistimit të dyshimit se kanë kryer veprën penale të kanosjes”, tregon policia për rastin e pjesëtarit të saj.

Sipas policisë, kanosjen e kishte raportuar një shtetas gjerman.

“Një person shtetas gjerman me punë në Republikën e Kosovës, ka bërë ankesë në polici ndaj disa personave dhe ndaj punonjësit ne fjalë të Policisë së Kosovës, për kanosje. Ankuesi lidhur me këtë rast kishte njoftuar  policinë të cilët menjëherë kishin shkuar në vendin e ngjarjes dhe sipas procedurave ligjore ishte hapur rasti kanosje dhe pas hetimit të rastit ndaj personave të dyshuar ishte bërë kallëzim penal”, vijon përgjigjja e policisë.

Edhe Prokuroria në Mitrovicë në një përgjigje me shkrim tregoi se ndaj policit Dibran Fejzullahu ishin ngritur dy kallëzime penale, të cilat tha se janë hedhur poshtë.

“Polici Dibran Fejzullahu i ka pasur të ngritura dy kallëzime penale në Prokurorinë e Mitrovicës dhe të dyja kanë përfunduar me hedhje, sepse nuk ka pasur elemente te veprave penale. Njëra ka qenë për kanosje, kurse tjetra për keqpërdorim të detyrës zyrtare”, thuhet në përgjigjen e prokurorisë për “Drejtësia në Kosovë”.

Në vijim mund ta ndiqni pjesën e emisionit ku flitet për masat e marra ndaj policit Fejzullahu. /KALLXO.com/

Në trend Lajme

Më shumë
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Lajme
UP-ja pezullon nga puna profesorin Xhevat Krasniqi që dyshohet për ngacmim seksual

UP-ja pezullon nga puna profesorin Xhevat Krasniqi që dyshohet për ngacmim seksual

Lajme
Nënat e Srebrenicës falënderojnë presidenten Osmani: Një fjalim i tillë do të mbahet mend ndër breza

Nënat e Srebrenicës falënderojnë presidenten Osmani: Një fjalim i tillë do të mbahet mend ndër breza

Lajme
Haradinaj kërkon dorëheqjen e Qeverisë Kurti, pas publikimit të raportit nga DASH

Haradinaj kërkon dorëheqjen e Qeverisë Kurti, pas publikimit të raportit nga DASH

Lajme
​Raporti i DASh-it, opozita e vlerëson shqetësues, pushteti mohon ndërhyrjet në sistem të drejtësisë

​Raporti i DASh-it, opozita e vlerëson shqetësues, pushteti mohon ndërhyrjet në sistem të drejtësisë

Lajme
Kalo në kategori