LAJMI I FUNDIT:

Vdiq Agim Zatriqi, ish drejtori i Radio Televizionit të Kosovës

Vdiq Agim Zatriqi, ish drejtori i Radio Televizionit të Kosovës

Në moshën 66 vjeçare, sot ka vdekur Agim Zatriqi, ish drejtori i Radiotelevizionit të Kosovës.

Zatriqi ishte funksionar në periudhën socialiste të Kosovës, pastaj u emërua drejtor i Radiotelevizionit të Prishtinës.


Pas vitit 1999 ishte analist i mediave në Qendrën “Gani Bobi”, kurse në vitin 2001 u zgjodh drejtor i përgjithshëm i Radiotelevizionit të Kosovës, i cili nën drejtimin e tij pati zhvillim të hovshëm kualitativ. Në këtë post qëndroi deri në vitin 2009, njofton Klan Kosova.

Zatriqi ishte njëri ndër ekspertët më të shquar të mediave kosovare, profesionist i përkushtuar i nivelit më të lartë.

Varrimi i tij do të bëhet nesër, në varrezat e Prishtinës.