LAJMI I FUNDIT:

Vdes një këmbësor në Gjakovë

Vdes një këmbësor në Gjakovë

Policia ka konfirmuar vdekjen e një këmbësori në fshatin Osek Hylë të Gjakovës, i cili është goditur nga një person tjetër me veturën e tij.

Viktima, nga lëndimet e marra ka humbur jetën në vendin e ngjarjes, vdekjen e të cilit e ka konstatuar edhe ekipi mjekësor.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për Obduksion.