LAJMI I FUNDIT:

Vdes një femër, dyshohet nga përdorimi i preparateve dezinfektuese

Vdes një femër, dyshohet nga përdorimi i preparateve dezinfektuese

Policia e Kosovës bën të ditur se një femër është gjetur pa shenja jetë në fshatin Bokshiq të Klinës.

Siç thuhet në raport, dëshmitari mashkull ka raportuar se gruaja e tij gjersa ka qenë duke pastruar me preparate dezinfektuese është helmuar dhe ka vdekur.


Vdekjen e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion.