LAJMI I FUNDIT:

Vdes ministrja e Shëndetësisë në Austri

Vdes ministrja e Shëndetësisë në Austri

Vdiq në Vjenë, në moshën 53-vjeçare, ministrja e Shëndetësisë dhe e Shanseve të Barabarta, Sabine Oberhauser.

Që prej dy vitesh, socialdemokratja e njohur austriake vuante nga një sëmundje e rëndë.


Ministrja, mjeke dhe nënë e dy fëmijëve, ka folur gjithmonë hapur për sëmundjen dhe luftën e saj kundër një tumori.

“Dua të jem padrone e diagnozës sime dhe nuk dua t’ia delegoj këtë një mjeku”, ka thënë dikur ajo.

Gjatë kemioterapisë, Oberhauser, u paraqit pa flokë në parlament.

“Kam patur shumë mënyra krehjeje, tani kam këtë”, komentoi me një vetironi të theksuar Oberhauser.