LAJMI I FUNDIT:

Vdes gazetari dhe publicisti Ramiz Kelmendi

Vdes gazetari dhe publicisti Ramiz Kelmendi

Ka ndërruar jetë në moshën 86 vjeçare gazetari dhe publicisti Ramiz Kelmendi.

Lajmin e ka bërë të ditur Adriatik Kelmendi i cili e kishte axhë tashmë të ndjerin.

“Me pikëllim të thellë e zemër të thyer, të dashur familjarë, miq e dashamirë, ju njoftoj se sonte u nda nga jeta axha im, që e kisha shumë më shumë se axhë, Ramiz Kelmendi, në moshën 86-vjeçare. Për detaje të ceremonive mortore ju njoftojmë ndërkohë”, ka shkruar Adriatik Kelmendi në Facebook.

Kelmendi ishte njëri nga shkrimtarët dhe gazetarët e parë të Kosovës, i cili njihet për vlerat artistike që solli në letrat shqipe. Po ashtu, Kelmendi hapi shkollën e parë private të gazetarisë në Kosovë./Telegrafi/