LAJMI I FUNDIT:

Vdes dijetari i madh i Islamit, shqiptari Shuajb Arnauti

Vdes dijetari i madh i Islamit, shqiptari Shuajb Arnauti

Sot në moshën 88 vjeçare ka ndërruar jetë, Shuajb (Muharrem) Arnauti. Arnauti lindi në qytetin e Damaskut në vitin 1928.

Në familjen e tij, tradita shqiptare dhe kultura islame ishin gjithnjë të pranishme. Familja e Shuajbit shpërngulet nga Shkodra më 1926 dhe vendoset në Siri.


Ai mësoi nga i ati dijet elementare të islamit. Qysh i vogël mësoi përmendësh shumë pjesë nga Kur’ani, ndërsa dëshira për t’u thelluar edhe më tepër në sekretet e librit hyjnor e bëri atë që qysh nga mosha 17 vjeçare t’i përkushtohej mësimit të gjuhës arabe dhe gramatikës së saj.

Kështu për më se dhjetë vjet radhazi Arnauti vazhdoi të ndjekë ligjëratat e gjuhës nëpër xhamitë dhe medresetë e vjetra të Damaskut. Gjatë kësaj kohe ai mësoi nga dijetarët më të mirë të gjuhës arabe që kishte Damasku dhe lexoi librat më të njohur të dijetarëve të kohës. Dhe pas këtij udhëtimi të gjatë në thellësinë e gjuhës arabe, në të cilën arriti një nivel mjaft të lartë. Arnauti spikati në njohjen e shkencave juridike islame, me specifikë në medh’hebin Hanefi.

Numri i librave që ka punuar vetë e me bashkëautorë, ose ka qenë mbikëqyrës i tyre, arrin në mbi njëqind e gjashtëdhjetë vëllime, në të cilat përfshihen libra në shkencat e hadithit, fikhut, tefsirit, akides, libra të përkthyer, etj.

Shuajb Arnauti, edhe pse i lindur jashtë atdheut, e fliste rrjedhshëm gjuhën shqipe. Kur përmendej Shqipëria ai thoshte: “Gjaku më lëviz ndryshe kur them se jam shqiptar, dhe se vet emri dhe nofka ime dëshmon se jam shqiptar”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Lajçak pas takimit trepalësh në Bruksel: Paraqita një dokument kompromisi për “çështjen e dinarit”

Lajçak pas takimit trepalësh në Bruksel: Paraqita një dokument kompromisi për “çështjen e dinarit”

Lajme
Vrasja e 22-vjeçarit te Ujëvara e Mirushës, i akuzuari thotë se mosmarrëveshjet nisën në Itali shkaku i një borxhi prej 300 €

Vrasja e 22-vjeçarit te Ujëvara e Mirushës, i akuzuari thotë se mosmarrëveshjet nisën në Itali shkaku i një borxhi prej 300 €

Drejtësi
Bislimi: Serbia e sheh Asociacionin si mekanizëm për legjitimimin e strukturave ilegale në Kosovë

Bislimi: Serbia e sheh Asociacionin si mekanizëm për legjitimimin e strukturave ilegale në Kosovë

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori