LAJMI I FUNDIT:

Vdes i burgosuri i Dubravës në Spitalin Rajonal të Pejës

Vdes i burgosuri i Dubravës në Spitalin Rajonal të Pejës

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka bërë të ditur se sot në Spitalin Rajonal të Pejës ka ndërruar jetë i burgosuri B.Th.

I burgosuri, B.Th. ka qëndruar në burgun e Dubravës që nga viti 2007, i dënuar me 12 vjet e 6 muaj për veprën penale “vrasje”.


I burgosuri, për shkak të keqësimit të gjendjes shëndetësore, nga 21 shkurti 2017, është dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës, ku edhe ndërroi jetë.

Për rastin në fjalë, janë informuar sipas procedurës, të gjitha instancat përkatëse. /Telegrafi/