LAJMI I FUNDIT:

Vdekja e Kim Jong-nam, autopsia thotë se nuk ka ndonjë shenjë të shpimit nga gjilpëra

Vdekja e Kim Jong-nam, autopsia thotë se nuk ka ndonjë shenjë të shpimit nga gjilpëra

Shkaku i vdekjes së Kim Jong-nam, gjysmë-vëllait të liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong-un, i cili vdiq më 13 shkurt, pas dyshimeve se ishte helmuar në aeroportin e Kuala Lumpur-it, ende nuk është vërtetuar, thanë zyrtarët, transmeton Anadolu Agency (AA).

Autopsia ka treguar se Jong-nam nuk ka vdekur nga ataku në zemër, por nuk ka as shenjë të shpimit nga gjilpëra, theksoi Noor Hisham Abdullah, një përfaqësues i Ministrisë së Shëndetësisë të Malajzisë.


I pyetur nëse ka shenja se ishte i helmuar, Noor Hisham tha se mostrat mjekësore i janë dërguar ekspertëve të cilët mund të përcaktojë shkakun e vdekjes.

“Duhet të vërtetojmë në laborator para se të sjellim ndonjë përfundim”, tha Noor Hisham dhe shtoi se asnjë nga anëtarët e familjes së tij ende nuk e kanë kërkuar trupin.

Kim Jong-nam është djali i madh i ish-udhëheqësit të Koresë së Veriut, Kim Jong-il.

Në Korenë e Veriut nuk ka asnjë titull për shkak se ka lindur nga marrëdhënia jashtëmartesore e ish-liderit dhe aktores së Koresë së Jugut Sung Hae-rim. Në 15 vitet e fundit ai ka jetuar në Kinë dhe Azinë Juglindore.

Policia e Malajzisë ka njoftuar se deri më tani janë arrestuar katër persona në lidhje me vdekjen e tij, dhe këta janë shtetas të Koresë së Veriut, Malajzisë, Indonezisë dhe Vietnamit.

Mediat të hënën publikuan momentin në të cilin dy gra në aeroportin e Kuala Lumpurit i afrohen Kim Jong-nam-it.

Në video shihet se si gruaja me fanellë të bardhë i afrohet dhe i vendos diçka në fytyrën e tij, pastaj me qetësi shkon dhe kalon me të dyshuarën e dytë.

Ai pas kësaj kërkoi ndihmë mjekësore, ndërsa mjekët thonë se para se të vdiste u ka thënë se është sulmuar më spërkatës kimik. Jong-nam vdiq në ambulancë rrugës për në spital.

Në trend Botë

Më shumë
Ministri izraelit propozon ekzekutimin e palestinezëve për të reduktuar mbipopullimin në burgje

Ministri izraelit propozon ekzekutimin e palestinezëve për të reduktuar mbipopullimin në burgje

Azia
Blen një shtëpi ëndrrash në Angli, pastaj gjetën një gjë të pabesueshme nën dysheme

Blen një shtëpi ëndrrash në Angli, pastaj gjetën një gjë të pabesueshme nën dysheme

Evropa

"Gishtin e kemi në këmbëz": Irani kërcënon me sulm drejt objekteve bërthamore të Izraelit

Azia
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Evropa
Gjermania është kthyer në

Gjermania është kthyer në "shtëpinë publike" të Evropës - si e ka zgjidh këtë 'problem' Suedia

Evropa
Bora mbulon Zvicrën dhe Gjermaninë

Bora mbulon Zvicrën dhe Gjermaninë

Evropa
Kalo në kategori