LAJMI I FUNDIT:

Vazhdon festivali me i madh në vend!

Vazhdon festivali me i madh në vend!
-->

Modus Event Management, organizator i Beer Fest Kosova njofton se festivali më i madh në vend vazhdon me traditën e tij, të edicionit të gjashtë, i quajtur simbolikisht “October Fest Edition”, pas ndërrimit të lokacionit sipas vendimit të marrë nga Komuna e Prishtinës.

Lokacioni i ri është në parkingun prapa Pallatit të Rinisë, në qendër të kryeqytetit me fillim prej datës 30 shtator dhe duke vazhduar me 1 dhe 2 tetor të vitit 2016.

Promovimi i të gjitha llojeve të birrave me çmime promocionale, argëtim, muzikë e ushqim janë vetëm disa nga ato pika që do përcjellin këto tri ditë të festivalit, i cili tash e gjashtë vite përkushtohet maksimalisht që t’u ofrojë qytetarëve të Kosovës kënaqësi e argëtim.

beer1

Po ashtu, organizatorët në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe koordinim të plotë me Komunën e Prishtinës janë siguruar që për të gjithë qytetarët të ofrohet një festë shume mirë e organizuar dhe gjithëpërfshirëse.

Si ngjarja që mbledh vizitorë nga e gjithë Kosova duke bërë kështu që të jetë një ndër festivalet më të njohura në vend dhe rrjedhimisht duke mbledhur një numër tejet të madh të vizitorëve.

beer3

Festivali edhe këtë herë, ashtu si çdo vit tjetër, do të ofrojë hapësirë për argëtim për secilin nga ata të cilët do të marrin pjesë, duke i shtuar kësaj edhe profesionalizmin dhe përkushtimin ndaj të gjitha kritereve organizative të përcaktuara nga organizatorët dhe bashkëpunëtorët, pa të cilët realizimi i festivalit nuk do të ishte i mundur.

Bëhuni pjesë e festës më të madhe në vend: 30 shtator, 1 – 2 tetor, 2016.

beer4 beer5 beer6 beer2

Në trend Magazina

Më shumë
Konfirmojnë lidhjen e dashurisë - Erolld Belegu dhe Diola Dosti shfaqen më të lumtur se kurrë

Konfirmojnë lidhjen e dashurisë - Erolld Belegu dhe Diola Dosti shfaqen më të lumtur se kurrë

Magazina
E shpallën edhe të vdekur, publikohen disa fotografi të Kate Middleton që tregojnë gjendjen e saj

E shpallën edhe të vdekur, publikohen disa fotografi të Kate Middleton që tregojnë gjendjen e saj

Magazina
Bashkëshortja e Kanye West, Bianca Censori shfaqet me një nga veshjet e saj më të guximshme, teksa del në Los Angeles

Bashkëshortja e Kanye West, Bianca Censori shfaqet me një nga veshjet e saj më të guximshme, teksa del në Los Angeles

Magazina
Ledjona i thyen vezën në kokë Romeos, ky i fundit bën veprimin e papritur

Ledjona i thyen vezën në kokë Romeos, ky i fundit bën veprimin e papritur

Magazina
Pak ditë pasi mposhti tumorin për herë të tretë, Adriana Matoshi shfaqet krah fëmijëve: Pasuria ime

Pak ditë pasi mposhti tumorin për herë të tretë, Adriana Matoshi shfaqet krah fëmijëve: Pasuria ime

Magazina
Tayna merr vëmendje me paraqitjen e fundit, duket në formë të mrekullueshme

Tayna merr vëmendje me paraqitjen e fundit, duket në formë të mrekullueshme

Magazina
Kalo në kategori