LAJMI I FUNDIT:

Vazhdon ‘dashuria’ e Realit me gjyqtarët, Ramos i dhuroi fanellë para El Clasicos (Foto)

Vazhdon ‘dashuria’ e Realit me gjyqtarët, Ramos i dhuroi fanellë para El Clasicos (Foto)

Mediat spanjolle kanë treguar një histori interesante që ndodhi para ndeshjes së fundjavës së kaluar, “ El Clasicos” në mes të Real Madridit dhe Barcelonës.

Në 24 orët e fundit, shtypi spanjoll kanë zbritur pas një histori ‘dashurie’, pasi është konfirmuar se kapiteni Sergio Ramos i dha gjyqtarit Alejandro Hernandez, dhuratë me gjërat zyrtare të Real Madridit para ndeshjes El Clasico.


Uniku Messi është gjithmonë aty për të shpëtuar Barçën - Bernabeu i përulet magjisë së tij (Video)
Lexo po ashtu Uniku Messi është gjithmonë aty për të shpëtuar Barçën - Bernabeu i përulet magjisë së tij (Video)

Jo vetëm kaq, por Ramos gjithashtu i ka vënë një shënim të shkruar me dorë së bashku me dhuratën e ofruar, transmeton Telegrafi.

Megjithatë, kjo nuk është hera e parë që dëgjojnë këso tregime këtë sezon rreth dhuratave të Real Madridit që i bëjnë gjyqtarëve.

Në shkurt të këtij vitit, pas rikthimit të Real Madridit në fitoren 3-2 në Villarreal, presidenti i “Nëndetëses së Verdhë”, Fernando Roig, i tha medieve se ai pa gjyqtarin Jesus Gil Manzano të largohet nga stadiumi me çanta dhe mallra të Real Madridit.

Presidenti i Villarrealit: Gjyqtarët u larguan me qese të Real Madridit, penallti nuk ishte (Foto)
Lexo po ashtu Presidenti i Villarrealit: Gjyqtarët u larguan me qese të Real Madridit, penallti nuk ishte (Foto)

Ndërkohë që është konfirmuar, se Ramos i dha gjyqtarin një fanellë të Real Madridit, teksa porosinë e la te Juan Carlos Albuxech – pronar i hotelit Hotel Sans Beach në Lanzarote. /Telegrafi/

Dhurata e veçantë e Ramosit për gjyqtarin e El Clasicos