LAJMI I FUNDIT:

Vazhdon çmenduria e mediave serbe, “zbulojnë” kush e liroi Haradinjan

Vazhdon çmenduria e mediave serbe, “zbulojnë” kush e liroi Haradinjan

Lirimi i Ramush Haradinajt nga gjykata franceze në Colmar, vazhdon të zë ballinat e gazetave kryesore në Serbi, të cilat shpikin lloj lloj histori për mosekstradimin në Serbi të ish kryeministrit kosovar.

Gazeta Kurir, pretendon se ka zbuluar lidhjen mafioze të lirimit të Haradinajt, që thotë se është bërë e mundur përmes bashkëshortes së ish kryeministrit britanik Tony Blair.

Sipas këtij tabloidi beogradas, Ekipi ligjor Matrix, i udhëhequr nga Cherie Booth (Cherie Blair), ishte ai që bëri të mundur që Haradinaj të merrte vendim të favorshëm për të nga gjykata franceze, përcjell Gazeta Metro.

Kjo gazetë pretendon se gruaja e Tony Blair, mori të paktën 360.000 euro për përfundimin me sukses të procesit ndaj Haradinajt, duke penguar ekstradimin në Serbi ku do të gjykohej për krime lufte.

Shumica e avokatëve të mbledhur në kompaninë Marix, sipas Kurir janë profesionistë me shumë përvojë, dhe themeluese e këtij grupi thuhet të jetë gruaja e Blair.

Gazeta serbe shkon edhe më tutje, duke thënë se paratë për këtë shërbim, që janë gati gjysmë milioni euro, i kishte siguruar kryeministri shqiptar Edi Rama.

Sigurisht se këtë lidhje me Ramën, Kurir e bën duke u nisur nga fakti se Rama para se të vinte në krye të ekzekutivit shqiptar, kishte angazhuar si këshilltar ish kryeministrin britanik Blair.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Lajme
Kalo në kategori