LAJMI I FUNDIT:

Vazhdojnë konsultimet për zgjedhjet presidenciale serbe në Kosovë

Vazhdojnë konsultimet për zgjedhjet presidenciale serbe në Kosovë

Zëdhënësi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Senad Shaboviq deklaroi të shtunën se edhe më tej po vazhdojnë konsultimet rreth mbajtjes së zgjedhjeve presidenciale serbe në Kosovë.

“Kemi pasur disa kontakte me akterët relevantë si në Prishtinë, po ashtu edhe në Beograd. Sapo të kemi sqaruar të gjitha detajet do të njoftojmë publikun”, ka thënë Shaboviq për agjencinë serbe të lajmeve Beta.

Ai ka thënë se shpreson se kjo do të ndodhë ditëve të ardhshme.

Sipas tij, OSBE nga ana teknike është e gatshme të zbatojë procesin e grumbullimit të votave në Kosovë.

Komisioni Zgjedhor i Serbisë para dy ditësh ka miratuar udhëzimin për mbajtjen e zgjedhjeve në Kosovë, i cili parasheh se zgjedhjet në Kosovë do të mbahen me mbështetjen e OSBE-së, i cili mision do të përkujdeset për transportin e materialit zgjedhor nga kalimi kufitar deri te vendvotimet dhe anasjelltas.

Udhëzimi parasheh pasi që OSBE ka konfirmuar se ekzistojnë kushte për transport të sigurt, materiali zgjedhor të transportohet nga vendvotimet në selinë e komunës Rashkë dhe qytetin e Vranjës, ku do t’i dorëzohen koordinatorit të Komisionit Zgjedhor të Serbisë.

Kryetari i Komisionit Zgjedhor të Serbisë, Vladimir Dimitrijeviq ka deklaruar dje se janë keqdashëse pohimet për planet për vjedhje në zgjedhjet në Kosovë dhe se komisioni që ai drejton vazhdimisht është në kontakt me Misionin e OSBE-së në Prishtinë, në mënyrë që votimet në zgjedhjet presidenciale të jenë të sigurta dhe në pajtim me ligjin.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori