LAJMI I FUNDIT:

Vatikan, kreu i Thesarit hedh poshtë akuzat për pedofili

Vatikan, kreu i Thesarit hedh poshtë akuzat për pedofili

Shefi i Thesarit të Vatikanit, kardinali australian, George Pell, i cili u shpall fajtor për abuzime të shumta seksuale me fëmijët, ka hedhur poshtë këto akuza para shtypit para se të njoftonte qëllimin për t’u rikthyer në vendin e tij për t’u përballur me drejtësinë.

“Jam i pafajshëm, këto akuza janë të rreme”, theksoi Pell në një deklaratë të shkurtër për shtyp në Vatikan duke njoftuar se do të merrte një leje të përkohshme nga Vatikani për t’u vetëmbrojtur.


Selia e Shenjtë pranoi nga ana e saj “lejen” për numrin tre të Vatikanit, pa kërkuar dorëheqjen e tij, në një komunikatë duke përshëndetur cilësitë e kardinalit të ngarkuar që prej tre vitesh me menaxhimin e çështjeve ekonomike brenda papatit.

Përfaqësuesi më i lartë i Kishës Katolike në Australi, kardinali, 76 vjeç, i cili mban postin e ministrit të Ekonomisë në Vatikan ka qenë për dy dekada me radhë një prej figurave më të rëndësishme të Kishës Katolike në debatin mbi çështje polemizuese siç është ajo e homoseksualitetit.

“Policia e shtetit të Viktorias shpalli fajtor George Pell për abuzime seksuale”, deklaroi për shtypin zëvendëskomisari Shane Patton.

Pell u thirr sipas Patton më 18 korrik para gjykatës së instancës së parë të Melburnit, në juglindje të Australisë, për t’u marrë në pyetje.

Në trend Botë

Më shumë
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Azia
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?

Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?

Azia
Ajo hipi mbi një peshkaqen, pastaj u pendua shumë: Vajza u lëndua në një vend të papërshtatshëm

Ajo hipi mbi një peshkaqen, pastaj u pendua shumë: Vajza u lëndua në një vend të papërshtatshëm

Amerika
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Evropa
Ashensori më i madh i pasagjerëve në botë - sa persona mund t'i transportojë në të njëjtën kohë

Ashensori më i madh i pasagjerëve në botë - sa persona mund t'i transportojë në të njëjtën kohë

Botë
‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike

‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike

Botë
Kalo në kategori