LAJMI I FUNDIT:

Vasil Tupurkovski mbetet kryetari i Komitetit Olimpik në Maqedoni

Vasil Tupurkovski mbetet kryetari i Komitetit Olimpik në Maqedoni

Vasil Tupurkovski do të mbetet njeriu i parë i Komitetit Olimpik në Maqedoni (KOM) edhe për katër vitet e ardhme. Në seancën e sotme të kuvendit të KOM-it të mbajtur në Shkup, anëtarët më të lartë vendosën që t’i japin mbështetje Tupurkovskit, të mbetet kryetar edhe për katër vitet e ardhshme, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Tupurkovski, për kundër kandidatë kishte ish olimpikin e Maqedonisë, Atanas Nikollovski, po pas prezantimit të programeve të tyre, Tupurkovski fitoi shumicën e votave të delegatëve të KOM-it.


Tupurkovski është në antarësi të KOM-it tanimë 24 vjet, gjegjësisht prej kur është themeluar KOM-i në vitin 1992./Telegrafi/