LAJMI I FUNDIT:

Varrosen katër anëtarët e vrarë të familjes Sulejmani në Gllumovë (Video)

Varrosen katër anëtarët e vrarë të familjes Sulejmani në Gllumovë (Video)

Supozohej që këtë derë sot ta vizitonin dashamirët e familjes Sulejmani, për të shkëmbyer urimet e festës së Fitër Bajramit. Por në vend të kësaj, kjo familje ka hapur të pame, për katër jetët e një oxhaku të shuara për një ditë. Kështu dukej dita e sotme për familjen nga Gllumova pas tragjedisë që përjetoi dje. Farefis, fqinj e bashkëfshatarë, të njohur e të panjohur po ndajnë dhimbjen me ata që përcjellin sot më të dashurit e tyre. Pas faljes së namazit të xhenazes në Xhaminë e Gllumovës, Avdyli, Mumini, Ariani dhe Shabani u përcollën për në banesën e fundit. Qindra banorë e shoqëruan familjen pranë varrezave të fshatit Gllumovë, disa metra më poshtë shtëpive ku jetonit deri dje të ndjerit, pëcjell Telegafi Maqedoni.

Banorët e fshatit Gllumovë thonë për Tv Shenja se ata nuk kanë munduar që ta ndjejnë atmosferën e Bajramit, pasi kjo festë për ta u shëndrrua në ditë zie. Ata shprehen se janë akoma të tronditur nga kjo ndodhi pasi kjo familje thonë ata kanë pasur relacione shumë të mira me gjithë banorët e fshatit.


“Në fshatin tonë, në Gllumovë Bjaram nuk ka pasur, pasi për ne ka qenë ditë zie”, tha një banor.

“E përjetuam shumë keq, Zoti i pastë në dorë…Zoti ju dhashtë xhennetin atyre e neve sabrin. Është bërë më ajo”, deklaroi një banor tjetër.

“Është rast shumë i rëndë, pasi janë njohur si familjarë të mirë, me secilin në fshat kanë pasur raporte të mira. Është rëndë pasi edhe janë të rinjë. Edhe Festa, ndikoj shumë keq tek ne”, u shpreh një banor.

Mosmarrëveshjet brenda familjes kanë qenë shkaku i tragjedisë së djeshme. Incidenti ka filluar në lagjen Gjorçe Petrov 2. Dy prej të ndjerëve, Avdyli dhe Mumini, kanë shkuar për vizitë me rastin e festës tek kusherinjtë në lagjen Gjorçe Petrov. Aty janë takuar me vrasësin. Pas një zënke verbale, Shaban Sulejmani ka shtënë me armë në drejtim të dy nipërve, trupat e të cilëve i’u nënshtruan vdekjes.

Për të mos mjaftuar me kaq, vrasësi është drejtuar për në fshatin Gllumovë dhe gjatë rrugës ka qenë i ndjekur nga njësiti Alfa. Në fshatin Gllumovë, vrasësi ka takuar afër shtëpisë së tij vëllaun e tij Avdylin në veturë, i cili po ashtu gjeti vdekjen nga dora e këtij e Shabanit. Gjatë tentimit për arrestim nga njësiti Alfa, ai ka kryer vetëvrasje në shtëpinë e tij.

Sipas informatave të marra nga bashkëfshatarët, vrasësi ka qenë rreth moshës 56 vjeçare, vëllai i tij rreth 46, ndërsa nipërit rreth moshës 26-27 vjeç./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Biseda telefonike ndërmjet presidentit francez Macron dhe kryeministrit Kurti, anëtarësimi në Këshill të Evropës dhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe

Biseda telefonike ndërmjet presidentit francez Macron dhe kryeministrit Kurti, anëtarësimi në Këshill të Evropës dhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni - gjithçka që duhet të dini

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni - gjithçka që duhet të dini

Politikë
Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori