LAJMI I FUNDIT:

Vanhoutte propozon federalizimin e Maqedonisë?

Vanhoutte propozon federalizimin e Maqedonisë?

Ish-ndërmjetësuesi i BE-së për zgjidhjen e krizës politike në Maqedoni që kontribuoi në arritjen e Marrëveshjes së Përzhinos, Peter Vanhoutte, ka vazhduar me deklarimet e tij për situatën politike në Maqedoni.

I njohur për qëndrimet e tij të drejtpërdrejta dhe për ironizimin me gjendjen në Maqedoni, Vanhoutte kësja radhe shkruan për federalizimin, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Diplomati belg vlerëson se në Maqedoni është e ndaluar të përmendet fjala ”federalizim” dhe kushdo që e përmend, do të akuzohet për kundërshtar të shtetit ose për ndarje të shtetit, akuza që në radhë të parë, sipas tij, janë në të mirë të pushtetit autoritar.

Më tej, Vanhoutte analizon se pse federalizimi nuk ësutëh një gjë e keqe, madje as për një shtet si Maqedonia. Ai përmend se rreth 40% e popullsisë së botës jeton në shtete federale, përfshi Indinë, SHBA-të, si shtete të mëdhaja, por edhe Belgjikën apo Austrinë, si shtete më të vogla.

Sipas tij, këto shtete, edhe pse janë federale, ato janë stabile dhe nuk janë të ekspozuar ndaj ndarjes ose buzë rënimit të tyre. Belgu Vanhoutte sqaron se që nga vitet e 90-ta të shekullit të kaluar federalizimi është përdorur si mjet për zgjidhje konfliktesh, ndërkaq përparësia është se komunitetet bëhen të barabarta në të drejta dhe pozicione përballë pushtetit qendror dhe është diçka që sjell stabilitet – situatë mjaft e nevojshme për Maqedoninë.

Vanhoutte konsideron se që nga viti 2001, Maqedonia ka karateristika të federalizimit, me faktin se qeveria do të formohet nga një parti e komunitetit më të madh dhe një parti e komunitetit të dytë më të madh në vend, por kjo nuk i ka zgjidhur të gjitha çështjet.

Në lidhje me gjuhët, Vanhoutte thotë se njerëzit kanë të drejtë të përdorimit të gjuhës së tyre, të arsimit në gjuhën amtare, por edhe të përdorimit në shërbimet komunale, spitale, apo edhe gjykatë. Ai vlerëson se është respektim, parim bazë nëse njihet parimi për gjuhën, përcjell Telegrafi Maqedoni.

”Jam rritur në Belgjikë dhe kam mësuar të flas të gjitha gjuhët zyrtare. Dhe, kurdoherë që dikush dëshiron të flet me mua në njërën nga këto gjuhët, menjëherë do të kaloj në atë gjuhë. Kjo është çështje e të qenit i sjellshëm ndaj bashkëqytetarit tënd”, thotë Vanhoutte.

Federalizimi, sipas Vanhoutte, lejon njerëzit të ndjehen mirë dhe të jenë krenar që jetojnë në shtetin e tyre, duke shtuar se decentralizimi dhe zbatimi i parimit të subsidiaritetit si hapi që çon përpara, pra nuk lejon pushtet autoritar.

Në analizën e tij, Vanhoutte përmend edhe një sistem parlamentar dydhomësh, si model për zgjidhjen e çështjeve. Në fund, Vanhoutte thotë se njhja e një gjuhe të dytë nuk sjell asnjë problem dhe se llojshmëria është mjet për të forcuar shtetin, mjet që duhet për të ndërtuar një të ardhme më të mirë. Analizën e plotë e gjeni këtu./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Lajme
Kalo në kategori