LAJMI I FUNDIT:

Vangellovski-Priebe: Shteti ka nevojë që sa më shpejtë të ketë gjyqësi të pavarur

Vangellovski-Priebe: Shteti ka nevojë që sa më shpejtë të ketë gjyqësi të pavarur

Kryetari i Gjykatës Supreme, Jovo Vangellovski, sot realizoi takim me grupin e eskpertëve për çështje sistemore për sundimin e së drejtës, i kryesuar nga Reinhard Priebe, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Siç njoftoi Gjykata Supreme, në takim u bisedua për situatën aktuale në gjyqësi dhe propozim masat për zbatimin e reformave të përgatitura nga ana e kryetarit të Gjykatës Supreme.


Kjo me qëllim të gjyqësisë së pavarur dhe të paanshme si garancë e demokracisë dhe sundimit të së drejtës, në funksion të mbrojtjes së të drejtave të njeriut, njofton AIM.

Grupi i ekspertëve i udhëhequr nga Priebe, sipas paralajmërimeve, gjatë kësaj jave qëndron në vend. /Telegrafi/