LAJMI I FUNDIT:

Van Gaal: Van Persie është bërë më i mirë te United

Van Gaal: Van Persie është bërë më i mirë te United

Menaxheri i përfaqësueses së Holandës, Louis van Gaal, beson se Robin Van Persie është bërë lojtarë edhe më i mirë prej se ka shkuar te Manchester United.

Sulmuesi holandez ka shënuar 12 gola në 17 paraqitje në Ligën Premier dhe tre gola në katër paraqitje në ndeshjet ndërkombëtare.

”Van Persie po bëhet vazhdimisht më i mirë, kjo është e pabesueshme. Ai është një lojtar super-profesionist i cili e din se çfarë dëshiron në karrierën e tij dhe si do ta arrijë atë”.


”Unë ende nuk kam parë ndonjë lojtarë që ka arritur moshën e Van Persiet, e që vazhdon të përmirësohet si futbollist. Ai është më i vetëdijshëm se gjithë lojtarët tjerë që kam punuar me ta, për mundësitë që i ka para vetes”.

”Ai është i bindur se mund të përmirësohet çdo javë pa marrë parasysh moshën që ka dhe kjo ndoshta është arsyeja që ai vazhdon të përmirësohet e të tjerët jo”, ka thënë Van Gaal. /Telegrafi/