0Shares

Përzgjedhësi i Holandës në futboll, Louis van Gaal, ka paralajmëruar se skuadra e tij nuk mund të fokusohet vetëm në Mario Balotellin në miqësoren e sotme përballë Italisë, pasi mendon se Stephan El Shaarawy është një kërcënim edhe më i madh.

“Balotelli është një sulmues i shkëlqyeshëm. Mënyra se si i gjithë ekipi gjithmonë përpiqet ta arrijë atë është dëshmi për këtë. Ai vështirë humb topin”.

“Megjithatë, ne duhet të jemi të kujdesshëm. El Shaarawy mbase është një kërcënim më i madh se Balotelli”, ka thënë holandezi në konferencën për media.

Ndeshja e sotme zhvillohet në stadiumin e Ajaxit, Amsterdam ArenA, me fillim nga ora 20:30. /Telegrafi/

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)