LAJMI I FUNDIT:

Vajza, kjo shenjë të cilën e injoroni tregon se jeni në një lidhje abuzive

Vajza, kjo shenjë të cilën e injoroni tregon se jeni në një lidhje abuzive

Nëse dikush ju pyet t’i emëroni shenjat e një lidhje abuzive, me siguri se do të përgjigjeshit dhuna fizike. Dhuna familjare dhe abuzimi në lidhje shpeshherë ndërlidhen me sy të nxirë, eshtra të thyer, sulme seksuale, përdhunim, por edhe vrasje.

Por, a e dini se ekziston edhe dhuna jo-fizike? Trauma, manipulimi, kontrolli, tortura emocionale dhe shumë tjera konsiderohen si dhunë jo-fizike.

Pra, nëse nuk keni lëndime dhe gjak në trup, si mund ta kuptoni nëse jeni në një lidhje të tillë ku jeni e abuzuar emocionalisht?

Kontrolli

Kur partneri ju tregon ku të shkoni e ku mos të shkoni, kjo shumë shpejt mund të shndërrohet në abuzim emocional dhe kontroll të plotë mbi ju.

Përderisa komunikimi rreth gjërave që i bëni është esencial për një lidhje të shëndetshme, ju duhet të jeni e lirë për t’i marr vetë vendimet dhe të vendosni ku të shkoni e ku jo. /Telegrafi/