LAJMI I FUNDIT:

Vajza e Xhemajl Mustafës shpreson se Gjykata Speciale do të gjejë vrasësit e babit të saj

Vajza e Xhemajl Mustafës shpreson se Gjykata Speciale do të gjejë vrasësit e babit të saj

Kur Berianë Mustafa u kthye në shtëpi nga shkolla 16 vjet më parë, ajo ka hasur një turmë jashtë banesës së saj, ajo ishte tronditur kur mësoi se babai i saj, një gazetar i shquar dhe këshilltari politik, ishte vrarë.

Vdekja e Xhemajl Mustafës e ndjek atë edhe sot.

“Ju zgjoheni në mëngjes me pyetje se kush e bëri këtë dhe pse?”, ka thënë Mustafa, tash 35 vjeçare. “Kjo është ajo që, në baza ditore, të mbyt”, ka thënë ajo për “USA Today“.

Mustafa në fund mund të shoh vrasësit e babait të saj të sillen para drejtësisë. Një gjykatë është planifikuar të mblidhet në qytetin holandez, Hagë në muajt e ardhshëm për të ndjekur penalisht krimet e luftës gjoja të kryera nga komandantët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – duke përfshirë presidentin e tanishëm të Kosovës, Hashim Thaçi – gjatë dhe pas luftës së vendit për pavarësi ndaj Serbisë në fund të viteve 1990, vazhdon shkrimin “USA Today”.

Bashkimi Evropian u kërkoi zyrtarëve të Kosovës që ta vendosin gjykatën në Hagë për shkak të frikësimit të dëshmitarëve. Gjykata, e themeluar në vitin 2016, do të veprojë sipas ligjeve të Kosovës dhe do të financohet nga BE-ja e cila përbëhet nga gjyqtarët dhe avokatët ndërkombëtarë. Zyrtarët e gjykatës mund të publikojnë një orar të procedurave në disa javë.

Gjykata do të fokusohet në mizoritë e kryera gjatë një lufte brutale, pas shpërbërjes së Jugosllavisë që ShBA dhe NATO sulmonte nga ajri për t’i dëbuar forcat serbe nga Kosova, e cila e shpalli veten të pavarur në vitin 2008, por që ende nuk është njohur nga Serbia dhe aleatja e saj, Rusia.

Prokurorët ndërkombëtarë kanë ngritur me sukses raste kundër liderëve serbë. Vitin e kaluar, Tribunali i Hagës e shpalli Radovan Karaxhiçin, një serb boshnjak, fajtor për gjenocid në masakrën e Srebrenicës në 1995 kundër myslimanëve boshnjakë. Ai tani është duke vuajtur dënimin prej 40 vjetësh burg.

Babai i Berianës, Xhemajli, ishte anëtar i LDK-së që këshilloi presidentin e parë të Kosovës, Ibrahim Rugovën. Ai ishte një prej disa personave të afërt të Rugovës që u vranë pas luftës, shkruan “USA Today”, transmeton Insajderi.

“Nuk mund të thoni se konflikti përfundoi në qershorin e 1999-ës kur NATO hyri në Kosovë”, thotë Nora Ahmetaj, hulumtuese për të drejtat e njeriut në Qendrën për Hulumtim, Dokumentim dhe Publikim në Prishtinë.

Nuk është e qartë se kush mund të akuzohet. Një raport i vitit 2011 nga Këshilli i Evropës, një agjenci e BE-së për të drejtat e njeriut, gjeti se presidenti Thaçi dhe pjesëtarë tjerë të lartë të UÇK-së kishin trafikuar organe të njerëzve, kishin kidnapuar, torturuar dhe vrarë serbë, romë e shqiptarë të Kosovës të cilët dyshoheshin se kishin bashkëpunuar me Serbinë, vazhdon shkrimi.

Thaçi i ka hedhur poshtë këto pretendime, ndërsa zyra e tij nuk ka dashur të komentojë.

Avokati, Tomë Gashi, i cili ka qenë këshilltar ligjor i Thaçit, ka thënë se pret presidentin dhe politikanët e tjerë për t’i rezistuar ndjekjes dhe dënimit.

“Ata nuk janë të gatshëm për të qëndruar në një qeli gjashtë-metra katrore në një shtet të huaj 3 mijë kilometra nga këtu”, ka thënë ai.

“Ata kanë një jetë të mirë këtu dhe ata kanë qeverisur për 17 vjet Kosovën si një monarki. Ata jetojnë si mbretër. Ata po frikësohen, me të vërtetë frikësohen”, ka thënë Gashi për “USA Today”.

Serbët e Kosovës po shpresojnë se kryesit e krimeve përfundimisht do të dalin para gjykatës.

“Është me rëndësi, jo vetëm si serb, por si qenie njerëzore”, ka thënë Nenad Maksimoviq, drejtor ekzekutiv i Qendrës për Paqe dhe Tolerancë.

Faton Klinaku, sekretar i organizatës së veteranëve të UÇK-së, ka thënë se gjykata është dashur të mbetej në Kosovë për t’u marrë me krimet. Ai po ashtu nuk beson se Serbia është përgjigjur për krimet e saj në Kosovë.

“Pjesa më e keqe e gjithë kësaj është se askush nuk i ndjek krimet e kryera nga Serbia në Kosovë”, ka thënë Klinaku.

Beriana Mustafa shpreson se gjykata e re për krime lufte do të zgjidh vrasjen e babait të saj, dhe të sjellë drejtësi.

“Jo vetëm për rastin e babait tim, por për të gjitha krimet e luftës që kanë ndodhur këtu”, ka thënë ajo, përfundon artikulli i “USA Today”.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori