LAJMI I FUNDIT:

Vaji i rrjedhur nga një McLaren shkakton përplasjen e dhjetë veturave (Video)

Vaji i rrjedhur nga një McLaren shkakton përplasjen e dhjetë veturave (Video)

Gjatë një gare që po zhvillohej në Nurburgring të Gjermanisë, dhjetë vetura e kanë humbur kontrollin, pasi rrëshqitën në vajin që kishte rrjedhur nga një McLaren 650S.

Si pasojë e aksidentit, dhjetë persona janë lënduar, tre prej tyre mjaftë rëndë, por jashtë rrezikut për jetën, transmeton Telegrafi.


Shtegu është mbyllur gjatë tërë ditës, në mënyrë që të mblidhen pjesët e ndryshme që u shpërndanë nga makinat.

Pos pjesës së rrëshqitshme, hapësira e ka një kthesë mjaft të lakuar, ku janë shkaktuar aksidente edhe herëve të tjera. /Telegrafi/