LAJMI I FUNDIT:

VAJI I KOKOSIT: Ndal plakjen e lëkurës dhe e bën më atë më të shkëlqyeshme!

VAJI I KOKOSIT: Ndal plakjen e lëkurës dhe e bën më atë më të shkëlqyeshme!

Njerëzit mendojnë që vaji i kokosit përdoret në lëkurë për shkak që ka aromë të mirë, mirëpo kjo është vetëm arsyeja. Do të mrekulloheni kur të shihni se çfarë të mira i sjell shëndetit tuaj.

Me siguri keni dëgjuar që yndyrat nuk janë të mira për organizmin tuaj dhe që djegia në vaj nuk është e shëndetshme, mirëpo asgjë nga kjo nuk vlen për vajin e kokosit, transmeton Telegrafi.


Përdorimi i këtij vaji, në cilëndo formë, është shumë i shëndetshëm. Ja përse.

Vaji i arrës së kokosit është një antioksidant i fuqishëm, duke mbrojtur organizmin nga radikalet e lira, të cilat shkaktojnë plakje dhe degradim të organizmit në përgjithësi.

shutterstock_216984226_coconut-e1430940306392

Vaji i kokosit ka efekt shumë pozitiv kundër çarjeve të lëkurës. Femrat gjatë apo pas shtatzënisë mund ta përdornin në mënyrë të vazhdueshme por edhe femrat me raste të çarjeve në zonën e vitheve, gjoksit apo barkut.

Është një ushqyes i shkëlqyer për lëkurën e thatë. Ai ndihmon në reduktimin e infeksioneve dhe problemet me lëkurën si akne, psoriasis dhe ekzemë. I jep butësi lëkurës dhe largon shenjat apo skuqjet.

Eliminon rrudhat e syve. Duke e aplikuar çdo mbrëmje pas larjes së fytyrë, rrudhat do t’i mbash larg për shumë vite. Aplikoje ngadalë në të gjithë zonën rreth e rrotull syrit, veçanërisht aty ku ka rrudha.

Lehtëson kruarjet. Nëse keni një problem në lëkurë dhe keni kruarje të vazhdueshme, aplikoni vajin e kokosit për qetësimin e lëkurës.

Krem nate. Vaji i kokosit mund të shërbeje idealisht si një krem shumë i mirë nate. Vetitë e tij antioksiduese do t’i japin gjallëri lëkurës e do të luftojnë rrudhat. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori