LAJMI I FUNDIT:

Uta Ibrahimi, shqiptarja e parë që mposht Everestin

Uta Ibrahimi, shqiptarja e parë që mposht Everestin

Uta Ibrahimi është alpinistja e parë shqiptare që është ngjitur në malin më të lartë në botë “Everest”.

“Sot në të gdhirë në 22 maj 2017 në orën 05:05. Ajo e mposhti Everestin.Uta nuk u tërhoq nga moti keq, duke nderuar kombin shqiptar”, shkruan alpinisti Xhim Begeja në rrjetin social facebook.

Pas kësaj arritjeje, vetë Uta në një postim në Facebook shkruan se “për të gjithë ju që më keni bërë të dua nënën natyrë, që më keni dhënë dashuri e përqafime, guxim e besim, nëpër ekspeditat tona të shumta për 6 vjet … e më shumë për ata që kanë besuar në ëndrrën time dhe më kanë bërë më të fortë drejt realizimit të saj! Jeta është sfidë me veten, është mësimi im për këto 50 ditë të ngjitjeve të mia të vështira në lartësi të mëdha mbidetare, nëpër #Himalaya …. ju falenderoj, veç e veç, prej zemrës, secilin”.

Everest është mali më i lartë i vargmaleve të Himalajës, dhe maja e tij vendi më i lartë i Tokës mbi sipërfaqen e detit, ka një lartësi prej 8.848 metra. Lartësia e tij ndryshon çdo vit disa milimetra për arsye të krijimit të maleve që krijoi Himalajat dhe vazhdon edhe në periudhën tonë sepse pllaka tektonike e Indisë përplaset me atë të Azisë. 8.850 metrat janë në dy të tretat e lartësisë së troposferës.

Në këtë lartësi ajri është i rrallë dhe mungesa e oksigjenit, erërat e forta dhe temperaturat shumë të ulta e bëjnë të pamundur lulëzimin e bimëve dhe barit në faqet më të larta. Mali u quajt Everest si shenjë nderimi ndaj drejtorit të Shërbimeve Trigonometrike të Indisë.

Një pasdite të vitit 1852 në Dehra Dun të perandorisë Indiane, një punonjës-llogaritar hyri në zyrën e drejtorit të tij duke i thënë gjithë gëzim: “Zotëri, zbulova malin më të lartë të botës”. Drejtori i tij, Sir Andrew Waugh, i entuziazmuar nga lajmi që sapo kishte dëgjuar vendosi që malit më të lartë të botës t’i jepte emrin e drejtorit të mëparshëm, Sir George Everest.

Në trend Sport

Më shumë
Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Premier League
Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Premier League
Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Premier League
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Barcelona mund të marrë një shifër të konsiderueshme nga Man Utd këtë verë

Barcelona mund të marrë një shifër të konsiderueshme nga Man Utd këtë verë

Ndërkombëtare
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Kalo në kategori