LAJMI I FUNDIT:

Ushtrimet reduktojnë rrezikun nga kanceri i prostatës

Ushtrimet reduktojnë rrezikun nga kanceri i prostatës

Rezultatet e studimit të publikuar në revistën profesionale ”Cancer” zbulojnë lidhjen mes ushtrimeve fizike dhe rrezikut më të vogël nga sëmundja prej kancerit të prostatës.

Përveç kësaj, ushtrimet fizike në masën më të madhe reduktojnë rrezikun nga zhvillimi i formave agresive të sëmundjes. Me rritjen e shpeshtësisë së ushtrimeve te të anketuarit dukshëm kanë rënë mundësitë për paraqitjen e kancerit të prostatës.

Shkencëtarët amerikanë pohojnë se një efekt i tillë i ushtrimeve fizike është vërejtur vetëm te njerëzit e bardhë. Studiuesit në fazën e ardhshme të studimit do të përpiqen që të gjejnë mekanizma biologjikë, të cilët i lidhin ushtrimet fizike dhe rrezikun për sëmundje nga kanceri i prostatës.


Rezultatet e deritanishme bazohen në të dhënat e mbledhura nga 307 pjesëmarrës të studimit të moshës mesatare prej 64 vjetëve.
/Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori