LAJMI I FUNDIT:

Ushtrime për vithe

Ushtrime për vithe

Po ju paraqesim ushtrimet me ndihmën e të cilave për një kohë të shkurtër mund t’i forconi muskujt e vitheve.

Ky ushtrim forcon shumë mirë muskujt e vitheve, mirëpo njëkohësisht forcon edhe barkun.

Shtrijuni në shpinë, këmbët duhet të jenë të lakuara në gju. Ngrini kërdhokullat në atë mënyrë që trupi të formojë linjë të drejtë nga krahët deri te gjunjët.

Qëndroni në atë pozitë 3-5 sekonda dhe gjithë kohës shtrëngoni muskujt e vitheve. Kthehuni në pozitën fillestare dhe përsëriteni këtë ushtrim edhe 10 herë.
Gradualisht mund të shtoni numrin e ushtrimeve.
Përpiquni që ushtrimin ta bëni sa më ngadalë.

Edhe një ushtrim për forcimin e vitheve, i cili ka për qëllim të veprojë edhe te muskujt e pasmë të kofshës dhe në përmirësimin e balancës.

Qëndroni me shputat në gjerësinë e shpatullave, me gjunjët të lakuar lehtë. Ngrini njërën këmbë nga dyshemeja dhe ngrini nga prapa derisa të jetë në pozitë paralel me dyshemenë. Kini kujdes që shpina gjithë kohës të jetë drejtë.

Qëndroni në atë pozitë disa sekonda, por edhe pak shtrijeni këmbën prapa dhe kthehuni në pozitën fillestare. Përsëriteni këtë ushtrim pesë herë e pastaj ushtroni edhe me këmbën tjetër. /Telegrafi/

Model: Albulena Maliqi
Foto: Petrit Zeka