LAJMI I FUNDIT:

Ushtrime për trup të përsosur

Ushtrime për trup të përsosur

Nëse ende keni probleme me dukjen e trupit tuaj, ja disa këshilla që do t’u ndihmojnë të shkëlqeni në plazh në këtë fundverë.

Lëvizni
Para shkuarjes në plazh, bëhuni të lëvizshëm! Lëvizja është sikurse vënia e parave në llogarinë kursyese. Harrojeni veturën dhe jepni përparësi biçikletës ose këmbëve tuaja.

Pompat
Pse të humbni kohë dhe t’i stërvitni muskujt me grupe? Pompat janë klasikë e përhershme kur bëhet fjalë për formësimin e trupit, ndërsa njëkohësisht nxisin aktivitetin e disa muskujve: muskujt e krahëve, supeve, gjoksit barkut dhe prapanicës.

Litari për kërcim
Litari për kërcim ofron trajnim të të gjitha grupeve muskulore: forcon këmbët, prapanicën, ndërsa duart dhe supet bëhet të forta. Domosdoshmërisht nxehuni mirë para ushtrimeve dhe tërhiquni pastaj.

Hedhja
Padyshim që së paku njëherë e keni bërë hedhjen. Qëndroni në pozitë të drejtë, duart vendosni në ije dhe me këmbën e djathtë bëni një hap përpara. Këmbën e majtë afrojani të djathtës dhe bëjeni hedhjen tjetër të fuqishme, kësaj radhe pikërisht me këmbën e majtë.

Asgjë pa galiçet
Nëse dëshironi këmbë të holla pa celulit dhe prapanicë të fortë, asgjë nuk do të arrini pa galiçet . Filloni me ato që realizohen pranë murit, ndërsa me kalimin e kohës kaloni në galiçet klasike. Kur t’i forconi këmbët mjaftueshëm, nga të qëndruarit galiç kërceni në ajër dhe uluni sërish.

Ushtrime për bark të rrafshët
Nëse duhet të largoni shtresat yndyrore, filloni me trajnimin në intervale- ushtrime të shkurta me intensitet të fuqishëm, të cilat do të nxisin lirimin e adrenalinës (hormonit që e angazhon trupin në shkrirjen e yndyrës).

Dhe mos harroni: Vështirë se do t’i arrini këto rezultate nëse nuk ushqeheni si duhet. Zvogëloni konsumimin e kalorive dhe shtoni shpenzimin tyre- shumë shpejtë do të shihni se mundimi u është shpaguar. Kushtoni më shumë vëmendje proteinave dhe fibrave ushqyese, të cilat mund ta ngadalësojnë tretjen. Në këtë mënyrë një kohë më të gjatë do të ndiheni të ngirë dhe nuk do të keni ndjenjën e urisë.

/Telegrafi/