LAJMI I FUNDIT:

Ushtrime për tendosje të kofshëve

Ushtrime për tendosje të kofshëve

Nëse dëshironi që këmbët t’ju duken perfekt kur vishni xhinse apo gete, është e domosdoshme të punoni në formësimin dhe tendosjen e kofshëve.

Këto tri ushtrime do t’ju jenë krejtësisht të mjaftueshme, me kusht që ushtrimet t’i bëni drejt dhe me rregull, transmeton Telegrafi.


Hapat

Gjeni një karrige stabile apo tavolinë në të cilën mund ta vendosni këmbën e majtë, ashtu që gjuri të jetë nën këndin prej 90 gradësh.

Lëshoni këmbën në dysheme dhe bëni hapa me të djathtën, ashtu që shputa me tërë sipërfaqen të jetë në karrige.

Bëni nga 20 hapa me të dy këmbët.

Galiç

Nëse ju është tepër vështirë që njëkohësisht të bëni galiç dhe të mbani pesha, largoni peshat dhe bëni vetëm ushtrimet për këmbë. Qëndroni me këmbë të hapura tërësisht dhe gishtat paska ktheni nga ana e jashtme.

Merrni dy pesha, duart hapni anash ashtu që shuplakat të jenë të kthyera në drejtim të dyshemesë. Derisa jeni duke i mbajtur duart në lartësi të supeve, lakoni gjunjët derisa pulpat dhe pjesa e sipërme e kofshëve të jenë nën këndin prej 90 gradësh. Tendosni këmbët dhe lëshoni duart.

Përsëriteni këtë ushtrim 15 herë.

Ulur afër muri

Mbështetni shpinën për muri dhe largoni shputat nga muri rreth 20 centimetra, ndërsa këmbët mbani të hapura sa më shumë që të jetë e mundur. Duke lakuar këmbët, lehtë rrëshqitni me shpinë poshtë murit, derisa gjunjët të jenë në pozitën kënddrejtë.

Kofshët duhet të jenë paralel. Duke përdorur forcën e pjesës së sipërme të trupit, shtrini këmbën e majtë dhe mbajeni në atë pozitë 15 sekonda, pastaj lëshojeni.

Përsëriteni këtë, mirëpo tani me këmbën tjetër. Ushtrimin bëjeni rreth një minutë. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

A e dini se...
Gjëja e parë që shihni në foto zbulon të vërtetën për ju: Deri tani testi më i saktë i personalitetit

Gjëja e parë që shihni në foto zbulon të vërtetën për ju: Deri tani testi më i saktë i personalitetit

Lifestyle
Pesë trendet retro të mobilimit që do të jenë më të pëlqyerat e vitit

Pesë trendet retro të mobilimit që do të jenë më të pëlqyerat e vitit

Rregullimi i shtëpisë
Pse disa njerëz nuk e gjejnë dot dashurinë e vërtetë? Shkenca jep disa arsye

Pse disa njerëz nuk e gjejnë dot dashurinë e vërtetë? Shkenca jep disa arsye

Këshilla Lifestyle
Pesë gjëra që duhet t'u kushtoni vëmendje kur blini një valixhe: Ngjyra është shumë e rëndësishme

Pesë gjëra që duhet t'u kushtoni vëmendje kur blini një valixhe: Ngjyra është shumë e rëndësishme

Si të udhëtosh
Ku pushojnë zogjtë kur fluturojnë mbi oqean

Ku pushojnë zogjtë kur fluturojnë mbi oqean

Kërshëri
Kalo në kategori