LAJMI I FUNDIT:

Ushtria, “peng” i Listës Serbe, edhe gjatë këtij mandati legjislativ?

Ushtria, “peng” i Listës Serbe, edhe gjatë këtij mandati legjislativ?

Bërja e Kosovës me ushtri, si duket rrezikon të mbetet në dëshirën e deputetëve të Listës Serbe, duke e lënë kështu mundësinë që të zvarritet ky proces në periudha më të gjata kohore, vlerësojnë analistë dhe politikanë në vend.

Por, sipas tyre, kjo temë është gjithëpërfshirëse sepse lidhet në mënyrë direkte me interesin nacional të vendit.


Themelimi i ushtrisë së Kosovës, duhet të jetë njëra ndër top prioritetet e Qeverisë së ardhshme së Kosovës, kanë theksuar njohësit e çështjeve të sigurisë në Kosovë.

Rexhepi Selimi nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV), ka thënë për Telegrafin se ekzekutivi i ardhshëm i vendit, nuk duhet që t’i nënshtrohet Listës Serbe, e cila është e kontrolluar nga Beogradi zyrtar.

Ai ka thënë se edhe “nëse koalicioni PDK – AAK dhe Nisma (PAN), do t’i bënte numrat, do të varej plotësisht nda deputetët e kësaj liste”.

“Vetëm Lëvizja Vetëvendosje (LVV), nuk do të lejonte, që një çështje kaq vitale për shtetin, të varej nga deputetët e Listës Serbe. Dy janë kushtet e tyre për hyrje në Qeveri; mosthemelimi i Forcave të Armatosura të Kosovës (FAK) dhe kalimi i ‘Zajednicës”, ka shtuar Selimi.

E njohësi i çështjeve të sigurisë ka theksuar se “transformimi i FSK-së në Ushtri të Kosovës, duhet të jetë prioritet jo vetëm i qeverisë së ardhshme, por patjetër se duhet të jetë prioritet nacional i të gjithëve, pa dallim”.

Sipas tij, themelimi i ushtrisë është i domosdoshëm, bashkë me domosdoshmërinë e mbajtjes së partneritetit me SHBA-në dhe NATO-n.

“FSK ka përmbushur kapacitetet operacionale në mandatin ekzistues, ndërsa aspekti i përgatitjeve përmbajtjesore, ligjore dhe operacionale është i kryer. Vendimi për themelimin e Ushtrisë së Kosovës është vendim politik dhe si i tillë nuk duhet të krijojë ndarje midis elitës politike në Kosovë”, ka shtuar Ramadani.

Ai ka thënë se ushtria është temë nacionale dhe për këtë askush nuk besoj se do të kundërshtojë, pavarësisht relacioneve qeveri-opozitë, duke shtuar se “ushtria mund të bëhet shpejt, por për këtë duhet pasur qasje gjithëpërfshirëse”.

“Çështja që duhet zgjidhur mbetet e njëjtë: përfshirja e komuniteteve joshumicë në vendimmarrje dhe përfshirja e partnerëve strategjik, sikurse është SHBA, NATO, Mbretëria e Bashkuar, Gjermania dhe vendet të caktuara me peshë”, ka theksuar Ramadani.

Ndryshe, ka pasur një tentativë për transformimin e ushtrisë së Kosovës në Forca të Armatosura të Kosovës (FAK), nga ana e presidentit të Kosovës, por partnerët ndërkombëtarë kishin kërkuar që kjo të bëhej përmes ndryshimeve kushtuese, dhe jo të votohej direkt nga deputetët.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ishte tërhequr përmes ndryshimit në Ligjin për FSK-në.

Kreu i shtetit kishte theksuar se do t’i japë edhe një mundësi përpjekjeve për t’i bindur përfaqësuesit e komunitetit serb në institucioneve që FSK-ja ta ndryshojë misionin e vet përmes ndryshimeve në Kushtetutë, ashtu siç e kërkon pakoja me të cilën Kosova e shpalli pavarësinë në vitin 2008. /Telegrafi/.

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
Kalo në kategori