LAJMI I FUNDIT:

Ushtria irakiane provon të arrijë në jug të Mosulit

Ushtria irakiane provon të arrijë në jug të Mosulit

Ushtria irakiane ka provuar, të enjten, që të afrohet në jug të qytetit Mosul, ku siç njoftohet, grupi militant Shteti Islamik, ka “ekzekutuar një numër njerëzish” për të penguar popullatën ndaj çfarëdo përpjekje që të ndihmojë ofenzivësn e udhëhequr nga SHBA-ja ndaj bastionit të fundit të militantëve në Irak.

Në ditën e 11 të ofenzivës më të madhe tokësore në Irak që nga invazioni I udhëhequr nga SHBA-ja në vitin 2003, ushtria dhe njësitë e policisë federale u përballën me sjarrin e snajperëve and makinat vetëvrasëse në jug të Hammam al-Alil, vendit ku dyshohet se janë kryer ekzekutimet në paralagjet e Mosulit, tha një zëdhënës i ushtrisë Irakiane.


Militantët vranë një numër të të burgosurve, pjesa më e madhe e tyre ish-pjesëtarë të policisë dhe ushtrisë irakiane, që janë marrë nga fshatrat, por grupi u detyrua që t’i lërë në kohën kur trupat avancuan, thanë zyrtarët në rjaon, njofton Reuters.

Ekzekutimet janë kryer “për të terrorizuar të tjerët, ata që janë në Mosul veçanërisht”, dhe natyrisht që të “heqin qafe” të burgosurit, tha Abdul Rahman al-Ëaggaa, një pjesëtar i këshillit provincial Nineveh, transmeton Evropa e Lirë.