Dieta të cilin do t'ua përcaktojë mjeku nëse vjen deri inflamacioni i pankreasit është shumë e rreptë, ndërsa pasojat e mosmbajtjes janë edhe më problematike.
Ushqimi luan rol të rëndësishëm në zhvillimin e kushteve që mund ta dëmtojnë pankreasin, transmeton Telegrafi.
Alergjenët
Në Universitetin Maryland Medical Center kanë konkluduar që alergjenët rrisin rrezikun nga zhvillimi i problemeve me pankreas.
Alergjenë mund të jenë qumështi, djathi, vezët dhe produkte të tjera qumështore, si edhe ushqimet, të cilave u janë shtuar aditivët kimikë dhe konservansët, gruri, misri dhe soja.
Transyndyrat dhe yndyrat në përgjithësi
Ushqimet e përpunuara industrialisht të pasura me acidet transyndyrore (margarinë, ushqimet e fërguara në vajra bimore dhe ëmbëlsirat) mund të çojnë deri te zhvillimi i gurëve të tëmthit. Një nga shkaqet kryesore të pankreatitit është kur guri i tëmthit bllokohet në tëmth dhe bllokon kanalin i cili liron enzimat e nevojshme për përpunim adekuat të ushqimit.
Duheni ta reduktoni sasinë e mishit të përpunuar të kuq dhe në vend të kësaj proteinat t’i merrni nga burimet joyndyrore, siç janë peshku dhe fasulet. Duhet të reduktohen, dhe nëse është e mundshme të përjashtohet komplet ushqimi i përpunuar, i pjekur dhe ushqimi i fërguar me vajra të pashëndetshme.
Sheqeri
Përmbahuni të mos e teproni me ushqim të ëmbël, ëmbëlsirat dhe drithërat për kafjall, të cilat janë të mbushura me sheqer. Në MayoClinic.com paralajmërojnë që nëse nuk e ndërroni ushqimin, simptomat kronike të pankreatitis mund të zhvillohen në kancerin e pankreasit.
Përveç kësaj, shumë ushqime të pasura me sheqer po ashtu përmbajnë sasi të mëdha të yndyrave, çka është kërcënim edhe më i madh.
Ngrënia e tepërt
Përveç që është mirë të reduktohet sasia e yndyrave të ngopura dhe transyndyrave nga ushqimi, duhet ta reduktoni edhe sasinë e përgjithshme të ushqimit që konsumoni.
Ngrënia e tepërt ngarkon pankreasin, çka çon deri në dëmtime dhe pankreatitis. Përveç kësaj, trashja është edhe faktor i rrezikut për pankreatitis. Reduktimi i konsumit të yndyrave dhe shpenzimi i përgjithshëm i kalorive janë të mira edhe për pankreasin, por edhe për organet tjera. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën