LAJMI I FUNDIT:

Ushqimi më luksoz për mace (Video)

Ushqimi më luksoz për mace (Video)

Simon Rimmer ka krijuar ushqimin më luksoz që ekziston në botë për macet, e që përmban mish rose të pjekur, karavidhe sushi dhe havjar Beluga.

Një porcion i këtij ushqimi kushton 25 funte (29 euro), ndërsa pjata e parë është shitur në Londër vetëm 50 minuta pas ekspozimit.

Rimmer, i cili drejton një emision gatimi, ka licencën për 50 receta të tjera origjinale.


Paratë e fituara nga ky ushqim special do të jepen për RSPCA (një organizatë që ndihmon kafshët), ndërsa falë popullaritetit të saj veçmë është duke u përgatitur një recetë tjetër. /Telegrafi/