LAJMI I FUNDIT:

Ushqimet që ndikojnë në cilësinë e gjumit

Ushqimet që ndikojnë në cilësinë e gjumit

Sekreti për të bërë një gjumë të rehatshëm janë disa ushqime që ju mund t’i konsumoni rreth 90 minuta para se të flini.

Është e rëndësishme edhe në çfarë ore hani darkë. Ushqimi i rëndë menjëherë para gjumit, mund të ndikojë negativisht në kualitetin e gjumit. Megjithatë, një ushqim i lehtë mund të ketë ndikim pozitiv, pasi që nuk ja vlen që të shkohet në krevat i uritur.

Lexoni ushqimet që janë miku më i mirë i gjumit, dhe pas konsumimit të tyre do të flini si bebe.

1. Banane – Ato janë praktikisht një pilulë gjumi në një lëvozhgë. Përveç se përmban qetësues ato përmbajnë magnez, një relaksues i muskujve.

2. Çaji kamomil – Kamomil është një element kryesor që ju vë në gjumë duke qetësuar mendjen dhe organet.

3. Qumështi i ngrohtë – Ky nuk është një mit. Qumështi ka disa triptofanit, një aminoacid që ka efekt qetësues si dhe kalcium.

4. Mjalti – Hidhni një lugë mjaltë në qumështin tuaj të ngrohtë ose tek çaji. Ai do të ulë nivelin e vigjilencës duke ju dhënë një gjendje përgjumjeje.

5. Tërshëra- Ato janë burimi një ndjenje gjumi.

6. Bajamet – Një grusht me bajame do t’iu bëjë të bëni një gjumë të qetë duke qenë se ato përmbajnë triptofan dhe magnez për relaksimin e muskujve. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Shëndetësi
Kalo në kategori