Disa ushqime janë të këqija për organizmin tuaj, veçanërisht për dhëmbët. Nëse nuk e kontrolloni sasinë që e konsumoni, kjo mund të çojë në probleme serioze.
Sheqerkat, karamelet, ëmbëltuesit – Sheqerkat e forta mund të ngjiten në sipërfaqen e dhëmbit dhe u duhet shumë kohë që të shpërbëhen, kështu që janë shumë të dëmshme për dhëmbët. Disa prej tyre janë aq të forta saqë mund të shkaktojnë thyerjen e dhëmbit nëse i kafshoni. Gjithashtu, nuk bëhet fjalë për sasinë e sheqerit që e konsumoni, por sa shpesh e konsumoni.
Ushqimet acidike – Nëse ju pëlqen limoni dhe keni dëgjuar se ai i zbardhon dhëmbët, bëni kujdes. Limoni mund të jetë i dëmshëm për dhëmbët ashtu si edhe ushqimi acidik. Pas konsumimit të ushqimeve të tilla, duhet t’i pastroni tërësisht dhëmbët tuaj.
Tabletat për përtypje – Ky lloj i tabletave përmban acide të koncentruara të cilat dëmtojnë dhëmbët sepse ngjiten në to. Madje edhe pijet e shëndetshme dhe ato të pasura me vitamina janë të dëmshme për dhëmbët tuaj.
Ushqimet që përmbajnë niseshte – Kohët e fundit hamë ushqim të pashëndetshëm duke mos menduar për pasojat. Patatinat, buka e bardhë, pica, makaronat dhe hamburgerët janë të pashëndetshëm sepse copëzat e tyre mbesin në mes të dhëmbëve. Këto ushqime shumë shpejt konvertohen në sheqer sepse në gojë fillon procesi paradigjestiv. Ky sheqer dëmton smaltin e dhëmbëve.
Pijet e gazuara dhe energjike – Pijet e ëmbëltuara, ato të gazuara dhe pijet energjike janë veçanërisht të dëmshme për dhëmbët nëse pihen shpesh.
Frutat e thata – Frutat e thata mund të jenë të dëmshme për dhëmbët sepse ato përmbajnë sheqer të koncentruar dhe ngjiten për dhëmbët tuaj. Kjo përshpejton rritjen e baktereve në gojë dhe shkakton dëme në smaltin e dhëmbëve.
Alkooli dhe vera – Pështyma në gojë ndihmon për të larguar grimcat e ushqimit dhe mbron kundër ushqimeve acidike, dhe meqë alkooli pengon prodhimin e pështymës, ai është i dëmshëm për dhëmbët. Alkooli mund të çojë në sëmundje të mishit të dhëmbëve, dhe madje edhe në kancer.
Për dhëmbët tuaj i shëndetshëm është uji, produktet e qumështit, frutat, perimet, arrat dhe çaji i gjelbër.
Uji – Uji është i pazëvendësueshëm dhe me të duhet shpëlarë dhëmbët pas ngrënies ose pas konsumimit të pijeve të ëmbëltuara.
Produktet e qumështit – Produktet e qumështit janë të pasura me vitamina dhe minerale. Ato ripërtërijnë sasitë e kalciumit, i cili është i nevojshëm për shëndetin e dhëmbëve.
Arrat – Arrat janë të pasura me vitamina, minerale, kalium, kalcium dhe zink, dhe janë të shëndetshme për dhëmbët tuaj.
Çaji i gjelbër – Çaji i gjelbër parandalon rritjen e baktereve dhe ndihmon në luftën kundër inflamacionit të mishit të dhëmbëve dhe formimin e shtresave. Kafeja dhe kakao janë gjithashtu shumë të dobishme.
Mos i patroni dhëmbët tuaj menjëherë pasi të pini apo hani diçka të ëmbël apo të thartë, sepse atëherë smalti i dhëmbëve dëmtohet më shpejtë.
Dhëmbët pastroni me ujë, prisni gjysmë ore deri sa pështyma ta bëjë punën e vet, dhe pastaj pastroni dhëmbët me pastë dhëmbësh. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën