Nuk dini se çfarë të vendosni në karrocën e blerjes? Ja sekretet e fshehura në etiketat e produkteve ushqimore rreth natyralitetit të tyre.
Ushqimet BIO janë ato ushqime që i kanë ruajtur përbërësit e tyre natyralë dhe që nuk kanë përbërës të shtuar artificialisht apo kanë pësuar kontaminime gjatë prodhimit, përpunimit dhe tregtimit të tyre.
“Logoja e prodhimit biologjik e Bashkimit Europian”, nuk është gjë tjetër veçse një fletë e sterilizuar, konturet e së cilës përcaktohen nga yjet e vegjël të BE-së.
Logoja, në formatin e saj standard, duhet të jetë e pranishme në etiketat dhe në ambalazhimet e të gjitha produkteve organike të paketuara.
Nëse një produkt biologjik ka të shkruar fjalën “organik”, kjo tregon se ju mund ta blini atë pasi të paktën 95% e tij përbëhet nga përbërës që kanë marrë certifikatën. Një kod i tillë i përket formatit AB-CDE-999.
Kur bëhet fjalë për produkte të përpunuara, të përbërë nga shumë përbërës, mund të dallohen nga diçitura “produkt me të paktën 70% të përbërësve nga agrikultura biologjike”; edhe në këtë mbishkrim është e rëndësishme të njihni domethënien e duhur, për të mos dalë në interpretime të gabuara.
Në këtë rast, është më se e vërtetë se 2/3 e përbërësve janë të certifikuar si BIO, por kjo nuk do të thotë se pjesa tjetër e mbetur është prej substancash të dyshimta; në fakt nuk janë përfshirë OMGJ dhe/ose substanca toksike.
Mbishkrimi “produkt në kalim drejt bujqësisë organike”, nuk është gjë tjetër veçse një seri fjalësh të mëdha me kuptim të komplikuar, të cilat thjesht tregojnë se një produkt i caktuar është prodhuar në një kompani, e cila respekton të paktën 12 muaj rregulloret në lidhje me natyralitetin e produkteve dhe për këtë arsye është në pritje të certifikimit zyrtar.
Kështu pra, të dashur lexues, ruhuni nga mbishkrimet e tjera të ndryshme, përveçse këtyre të përmendura më sipër, në qoftë se dëshironi të jeni të sigurt që të çoni në shtëpi një produkt të vërtetë organik.
Çfarë saktësisht nuk duhet përfshirë në listën e përbërësve të një produkti biologjik, janë kodet e famshme, të përbëra nga tre numra të paraprirë nga shkronja “E” në stampë. Dhe kështu klasifikohen të gjithë aditivët ushqimorë: ngjyrat, trashësia dhe çdo gjë tjetër industriale dhe kimike e mundshme që i përket teknologjisë ushqimore.
Një produkt biologjik nuk mund të ketë absolutisht asnjë përbërës, që ka përkufizimin e mësipërm.
Në këtë pikë, mund të kuptoni nëse ai paketim i një produkti që keni blerë dje është vërtet ose jo BIO!
Pazar të mbarë! /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia
"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal
"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert