LAJMI I FUNDIT:

Urinimi i pavullnetshëm gjatë natës tek fëmijët

Urinimi i pavullnetshëm gjatë natës tek fëmijët

Urinimi i pavullnetshëm gjatë natës është një nga problemet më të shpeshta tek fëmijët e vegjël. Numri më i madh i fëmijëve që urinojnë në mënyrë të pavetëdijshme gjatë natës kurrë nuk kanë vendosur kontrollin mbi urinimin ose më saktësisht nuk ka ekzistuar periudha më e gjatë nga gjashtë muaj që fëmija nuk është lagur gjatë natës.

Enureza është forma më e zakonshme e urinimit primar gjatë natës tek fëmijët e shëndetshëm pas moshës 5 vjeçare.

Sipas të dhënave të literaturës botërore në moshën 5 vjeçare një ndër katër fëmijë ka enurezë. Para nisjes në shkollë një ndër dhjetë fëmijë urinon në mënyrë të pavetëdijshme gjatë natës. Me rritjen në moshë të fëmijës numri i fëmijëve me enurzë zvogëlohet. Kështu që në moshën 10 vjeçare 7% e fëmijëve kanë këtë problem.


Në mënyrë të përgjithshme në çdo klasë të shkollës 8 vjeçare 2 deri në 3 fëmijë urinojnë në mënyrë të pavullnetshme gjatë natës. Sipas statistikave botërore 1-2% e fëmijëve do të vazhdojnë të urinojnë pa vullnet edhe në moshën madhore.

Tek fëmijët me enurezë fshikëza e urinës funksionon normalisht, zbrazja e fshikëzës së urinës është e plotë, por ndodh jashtë vullnetit të fëmijës gjatë gjumit. Gjatë ditës, kur fëmija është zgjuar, fëmija nuk urinon në mënyrë të tillë dhe nuk ka asnjëherë probleme me infeksionet e urinimit, transmeton Telegrafi.

Nga një numër asryesh është besuar që janë shkaku i enurezës, sot dihet që janë më të rëndësishme: ato familjare, përkatësisht faktorët gjenetike, gjumi i rëndë, prodhimi i rritur i urinës gjatë gjumit dhe/ose relativisht kapaciteti i zvogëluar i fshikëzës së urinës. Nga familjar të afërme ose të largët të fëmijëve me enurezë, zakonisht ekzistojnë edhe anëtarë të tjerë të cilët kanë pasur të njëjtin problem në periudhën e fëmijerisë. Dihet, që nëse dy prej prindërve janë lagur gjatë natës në fëmijëri, ekziston 75% mundësia që edhe fëmija i tyre do të urinojë në mënyër të pavullnetshme gjatë natës.

Në 10 vitet e fundit janë identifikuar disa gjene të cilët janë të rëndësishëm për krijimin e enurezës. Kur bëhet fjalë për gjumin, fëmijët me enurezë janë “gjumash”, dhe zgjohen me vështirësi. Tek numri më i madh i fëmijëve me enurezë ekziston prodhimi i rritur i urinës gjatë natës. Kjo krijohet si pasojë e çregullimit në ritmin e sekretimit të një neuropeptide, vazopresinit, i cili sekretohet në tru dhe i cili në nivelin e veshkave rregullon sasinë dhe dendësinë e urinës së krijuar në gjumë.

Një nga mendimet e gabuara dhe më të shpeshta që bëhet në lidhje me enurezën është që enureza vjen si pasojë e problemeve psikologjike ose profilit psikologjik të fëmijës. E vërteta është që fëmijët me enurezë, veçanërisht nëse trajtimi nuk fillon në kohë dhe zgjat më shumë, kanë një numër problemesh psikologjike dhe çregullime emotive dhe sociologjike, por ata janë gjithmonë pasoja e jo shkaku i enurezës.

Shpesh herë gabohet në mendimin që enureza nuk mund të shërohet ose që nuk duhet trajtuar sepse do të zhduket vetë. Enureza tek numri më i madh i fëmijëve mund të shërohet. Enureza e cila zgjat shumë në kohë sjell rrezikun e zhvillimit të pasojave serioze mendore, emotive e sociale të personalitetit të fëmijës.

Fëmijët me enurezë ndihen ndryshe nga moshatarët e tyre të cilët nuk urinojnë në mënyrë të pavullnetshme gjatë natës, prandaj tek fëmijët e tillë zhvillohet ndjenja e fajësisë. Ata provojnë të fshehin problemet e tyre nga mjedisi, mbyllen në vetvete, bëhen të pasigurt, shmangin kontakte me moshatarët, çfarë sjell vetë-izolimin e tyre social.

Studimet e shumta kanë vërtetuar që vetë-respektimi i fëmijëve me enurezë është ulur rëndësisht jo vetëm në krahasim me moshatarët e tyre pa enurezë, por edhe në krahasim me fëmijët me sëmundje të rënda kronike. Nëse terapia fillon në kohë, të gjithë këto probleme janë kalimtare dhe fëmijës i ofrohet mundësia që të rritet si një person i shëndetshëm mendërisht me adaptim të mirë në kuptimin sociologjik.

Shpesh besohet që enureza është pasojë e reagimit të vetëdijshëm të fëmijës, rebelimit të tij ose përpjekjes së tij që të kryejë presion mbi prindërit për të realizuar ndonjë qëllim. Kjo është një nga gabimet serioze për shkak të cilit, jo rrallë, prindërit ndëshkojnë fëmijët. Këtë më mirë e ilustrojnë të dhënat që përqindja më e madhe e fëmijëve të abuzuar në moshë shkollore janë pikërisht fëmijët me enurezë. Harrohet që enureza nuk është vetëm problem i fëmijës.

Ky është problem i tërë familjes dhe shpesh shkaku për çrregullimin e marrëdhënies së mirëkuptimit dhe harmonisë në familjen çfarë më shumë ka një ndikim negativ mbi zhvillimin e personalitetit të fëmijës.

Fëmijët me enurezë duhen trajtuar. Prindërit e fëmijës që urinon në mënyrë të pavullnetshme gjatë natës duhet t’i drejtohen pediatrit të vet i cili nga biseda me ta dhe fëmijën, në bazë të ekzaminimit dhe numrit të vogël të testeve jo invazive do të përcaktojë për çfarë lloj të urinimit bëhet fjalë për ta fillur me terapi të përshtatshme.

Koha optimale për fillimin e terapisë tek fëmijët me enurezë përcaktohet individualisht, kurse trajtimi jep rezultatet më të mira nëse terapia fillon para nisjes në shkollë.

Zgjedhja e terapisë tek fëmijët me enurezë varet nga natyra e çregullimit themelor i cili ka shkaktuar enurezën, kurse terapia bashkëkohore është bazuar mbi rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe Shoqatës Ndërkombëtare për Urinimin e Pavullnetshëm.

Trajtimi bëhet nën mbikëqyrjen e mjekut. Përvojat 30 vjeçare në trajtimin e më shumë se 8 milion fëmijëve me enurezë në tërë botën, tregojnë që terapia e aplikuar është e sigurt për fëmijën. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori