0Shares

Gjykata Themelore në Prishtinë pritet të lëshojë urdhërarrest për deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Gjyqtari Beqir Kalludra tha në seancë se për të siguruar praninë e Albin Kurtit në gjykatë do të lëshojë urdhërarrest dhe do t’ia caktojë atij paraburgimin.

Albin Kurti ka munguar edhe në seanca tjera që janë mbajtur kundër deputetëve të VV-së me rastin e hedhjes së gazlotsjellësit në Kuvendin e Kosovës.

Ndërkohë, Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli është gjobitur nga Gjykata në Prishtinë ngase nuk erdhi si dëshmitar në gjykimin e deputetëve të VV-së.

Gjykata Themelore në Prishtinë e gjobiti sot kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli me 200 euro, për shkak se Veseli nuk erdhi si dëshmitar në seancën ku katër deputetë të Lëvizjes “Vetëvendosje” akuzohen për gazin lotsjellës në Kuvend, shkruan kallxo.com

Gjobë e njëjtë iu shqiptua edhe nënkryetarit të Kuvendit Xhavit Haliti, por edhe deputetëve Naser Osmani e Armend Zemaj, si dhe Leonora Limajt.

Të Ngjajshme

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi. Ju lutem lexoni rregullat këtu.

Shfaq Komentet (0)