LAJMI I FUNDIT:

Unitedi i bindur se Perisic do jetë lojtari i tyre i ri pas ofertës së fundit

Unitedi i bindur se Perisic do jetë lojtari i tyre i ri pas ofertës së fundit

Manchester Unitedi është i bindur se mesfushori i Interit, Ivan Perisic, do të jetë lojtari i tyre për sezonin e ardhshëm.

Mesfushori kroat i Interit është i pëlqyeri i trajnerit Jose Mourinho dhe kjo gjë nuk është më një sekret, pasi deri më tani kanë dërguar disa oferta, por të cilat janë refuzuar nga italianët.


Perisic kërkon largimin drejt Unitedit, Interi ia tregon çmimin
Lexo po ashtu Perisic kërkon largimin drejt Unitedit, Interi ia tregon çmimin

Një ofertë më herët prej 30 milionë funteve për reprezentuesin e Kroacisë u refuzua, dhe Unitedi tani pritet të paguajë një tarifë prej 45 milionë apo 50 milionë funteve që Interi është duke kërkuar.

Sipas The Independent, Djajtë e Kuq janë të bindur se kanë përfunduar një marrëveshje për të nënshkruar me Ivan Perisic për rreth 50 milionë eurove transferim ky që do bëhet brenda javës.

Trajneri i ri i Interit, Luciano Spalletti ka planifikuar bisedime për të diskutuar të ardhmen me Perisic, i cili thuhet se tashmë ka pranuar kushtet personale për të shkuar në Old Trafford. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Reagon më në fund Akil Gjakova

Reagon më në fund Akil Gjakova

Xhudo
Pesë gola dhe dy kartonë të kuq - PSG eliminon Barcelonën nga Liga e Kampionëve

Pesë gola dhe dy kartonë të kuq - PSG eliminon Barcelonën nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë

Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë

Premier League
Araujo, fytyra tragjike: Barcelona 1-4 PSG, notat e lojtarëve

Araujo, fytyra tragjike: Barcelona 1-4 PSG, notat e lojtarëve

Liga e Kampionëve
Rikthehen fjalët e Jose Mourinhos që i tha për Xabi Alonson pas shpalljes së Leverkusenit kampion

Rikthehen fjalët e Jose Mourinhos që i tha për Xabi Alonson pas shpalljes së Leverkusenit kampion

Bundesliga
Dortmundi eliminon me stil Atletico Madridin për të kaluar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve

Dortmundi eliminon me stil Atletico Madridin për të kaluar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori